Mburoja BE-SHBA për Privatësinë. Arrihet marrëveshja transatlantike për sigurinë e të dhënave personale

Postuar në 04 Shkurt, 2016 00:57

Ndërkohë që Europa po adopton legjislacion të ngjashëm me “Patriot Act” në SHBA, si pasojë e akteve terroriste, në planin e jashtëm, gjërat kanë kahje të kundërt. Komisioni Europian njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur një marrëveshje me SHBA-të për krijimin e një kuadri transatlantic për shkëmbimin e të dhënave personale. “Mburoja BE-SHBA e Privatësisë”, siç quhet buron si nevojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave, të datës 6 tetor 2015, sipas të cilit Kuadri ekzistues nk është më i sigurtë. Marrëveshja vendos detyrime të forta për kompanitë amerikane që të ruajnë të dhënat personale të europianëve, përfshirë këtu kufizime për autoritetet amerikane nëse këto do të kërkojnë akses në këto të dhëna. Komisioni ka caktuar dy përfaqësues, zv.presidentin Ansip dhe Komisioneren Jourova për të ecur më tej me hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes. Ansip deklaroi se “njerëzit tanë mund të jenë të sigurtë se të dhënat e tyre janë plotësisht të mbrojtura”.  Konkretisht, ata qytetarë europianë që vlerësojnë keqpërdorimin e të dhënave të tyre, kanë disa mundësi: kompanive u janë vënë afate të detyruara për t’iu përgjigjur ankesave. Po kështu Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave mund të referojnë ankesat në Departamentin Amerikan të Tregëtisë, ndërkohë që për ankesat që lidhen me aksesimin e të dhënave nga shërbimet sekrete do të krijohet një zyrë e posaçme, e ngjashme me atë të Avokatit të Popullit. 

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-16-216_en.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.