Arben Ahmetaj, një nga kusuret e “Rilindjes”. Shpall marrëveshjen me konçesionarin e Rinasit, por nuk publikon dokumentin

Postuar në 03 Shkurt, 2016 16:04

Sot doli në media Arben Ahmetaj me një sihariq: Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza”.  “Ministria e Transporteve dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik kanë firmosur pjesën e tyre të marrëveshjes për liberalizimin. Dua të ndaj me ju, faktin që dokumenti gjendet për procedurë në bordin e koncesionarit, për të ardhur në qeveri e më pas në Parlament, sepse është mbyllur me sukses negociata, është realizuar heqja e ekskluzivitetit me rreze 100 km, duke përjashtuar Vlorën. Pra, Vlora, Kukësi dhe çdo lloj aeroporti tjetër mund të jetë ndërkombëtar”, tha ministri i Ekonomisë. Mirëpo televizioni “Top-Channe” raporton sot se pasi ka kërkuar dokumentin që të njihet me hollësitë, nga Ministria e Ekonomisë ka marrë përgjigjen se dokumenti posedohet nga Ministria e Transporteve. Dhe pastaj “Ministria e Transporteve shprehet se, mungon një dokument dhe se, nuk ka dijeni për një marrëveshje të tillë”. Dhe pastaj sërish: “Ndërsa zyrat vartëse të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik shprehen se është Ministria e Transporteve, ajo që disponon marrëveshjen”.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur: kusuret e “Rilindjes” e kanë emrin edhe Arben Ahmetaj, një ministër që shpall marrëveshjen në emër të shtetit shqiptar dhe pastaj shton se dokumentin e ka konçesionari. Kryeministri me të vërtetë që nuk lexon mediat dhe mirë bën, por të paktën të lexojë konferencat e ministrave që po bëhen gazi i botës. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318708&fundit

Comments

Submitted by illi (not verified) on

Nuk ka nevoje dokimenti, por te na tregoje kushtet qe i bene gjermanet te terhiqen, pastaj kemi kohe ta verifikojme. Tung

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.