"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.
Kryqi i Kuq amerikan u ka bërë thirrje dhuruesve të gjakut që kthehen nga vendet e prekur nga Zika, të presin së paku 28 ditë përpara se të dhurojnë gjak.Virusi -që mbartet nga mushkonjat- shkakton defekte në tru tek fëmijët. Zika po përhapet me shpejtësi në Amerikën Jugore dhe atë Veriore dhe Organizata Botërore e Shëndetësise shpalli emergjencë botërore.
Add new comment