zika

2.2 miliardë njerëz në botë të kërcënuar nga virusi "Zika"

Postuar në 21 Prill, 2016 10:31

Në total, 2,2 miliardë njerëz në botë jetojnë në zona që cilësohen si të rrezikuara nga virusi Zika. Dyshohet se ky virus ka shkaktuar lindjen e mijëra foshnjeve me tru të zhvilluar më pak se norma. Shkëncëtarët thonë se prania e mushkonjave është vetëm një faktor që ndihmon përhapjen e virusit, pasi duhen edhe kushte të tjera. Mbi të gjitha duhen temperatura të larta që Zika të shumohet brenda mushkonjës dhe popullsi të mëdha në afërsi që virusi të transmetohet.

Kërcënimi më i madh për njeriun

Postuar në 13 Mars, 2016 13:35

725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.

“Zika” provokon edhe sindromën “Guillain-Barré”, një çrregullim i rëndë neurologjik

Postuar në 01 Mars, 2016 03:23

Virusi “Zika” që është përhapur masivisht në Amerikën Latine, vijon të prodhojë lajme jo të mira. Përveç viktimave të para të tij që janë fëmijët e porsalindur, u zbulua se ka raste që ky virus t’i çojë fëmijet e prekur nga mikroqefalia drejt verbimit. Por kjo është një mundësi me incidencë të ulët. Dje BBC-ja raportonte për një studim të fundit, sipas të cilit ”Zika” mund të çojë në prekjen nga sindroma “Guillain-Barré”, i cili është një çrregullim i rëndë neurologjik.

Dashuri në Kohërat e Zikës

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:13

Dashuria është fluide, nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtën rrjedhë ndjesie, sepse stacionimi i saj merr tatëpjetën drejt universit, bëhet universale… Zgjimi në mëngjes na tregon se sa afër dhe larg këtij koncepti jemi. A është e prekshme dashuria? Erërat e cilës kohë fryjnë në drejtim të dashurisë? Shkurti është muaji i vitit ku manifestimi i dashurisë merr trajtën e njeriut me këmbë dhe duar, ku dashuria prek buzë dhe bëhet njësh me libidon njerëzore, dashuria bëhet syvëzhgues, mendjekritike, dorëledhatimi dhe krahëmbështetje.

"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA

Postuar në 03 Shkurt, 2016 11:08

Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.

Një virus i ri alarmon Brazilin. Përcillet nga mushkonjat dhe prek trurin e foshnjave

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 01:56

Autoritetet braziliane kanë lëshuar alarmin mbi përhapjen e një virusi që ndikon edhe në trurin e foshnjeve të sapolindura. Patogjeni njihet me emrin Zika, përcillet nga mushkonjat dhe është zbuluar për herë të parë në majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Ai çon në simptomat e humbjes së njërës prej aftësive konjitive dhe mund të shkaktojë edhe vdekje.

Subscribe to RSS - zika