Një virus i ri alarmon Brazilin. Përcillet nga mushkonjat dhe prek trurin e foshnjave

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 01:56

Autoritetet braziliane kanë lëshuar alarmin mbi përhapjen e një virusi që ndikon edhe në trurin e foshnjeve të sapolindura. Patogjeni njihet me emrin Zika, përcillet nga mushkonjat dhe është zbuluar për herë të parë në majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Ai çon në simptomat e humbjes së njërës prej aftësive konjitive dhe mund të shkaktojë edhe vdekje. Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka deklaruar se virusi është gjetur në një foshnje i prekur nga mikrocefalia dhe në lëngun amniotik të dy nënave., ndërkohë që ky shtet është duke hetuar më shumë sesa 2 400 raste të dyshuara me mikrocefali dhe 29 vdekje të foshnjeve që kanë ndodhur këtë vit. Vitin e kaluar në Brazil pati vetëm 147 raste me mikrocefali. Fëmijët me mikorcefali kërkojnë kujdes gjithë jetën dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.

Mister përbën edhe përhapja e shpejtë e virusit. Deri para dy vitesh infeksionet njerëzore me këtë virus ishin thuajse zero. Por në vitin 2007, nga ky virus u infektuan thuajse ¾ e banorëve të ishullit Yap, me 11 000 njerëz. Më 2013 Zika u shfaq në Tahiti dhe në pjesë të tjera të Polinezisë franceze dhe preku rënë, për trajtim mjekësor 28000 njerëz. Mbërriti në Brazil në maj të këtij viti dhe ka prekur dhjetëra mijëra. 

https://www.washingtonpost.com/news/to-your-health/wp/2015/12/23/brazil-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.