Lajme
Haradinaj: Edi Rama ishte pro ndarjes së Kosovës
Një ditë pas shënimit të kryeministrit Edi Rama për incidentin e prillit 2019 në Berlin dhe qëndrimin e Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka deklaruar ndër të tjera se:
Basti me alarmin pandemik Delta
Varianti Delta i Sars-CoV-2 është skalioni i ri i goditjes pandemike. Duke nisur që nga fillimi i korrikut të këtij viti, Delta nisi të invadonte me tituj mediat kryesore, duke u shndërruar kështu në armikun e ri.
Politika u soll siç di: kërcënimi i Delta-s përkon me mënyrën si po administrohen vaksinat. OBSh ka bërë thirrje që vaksina të shpërndahet më mirë dhe vendet e pasura të mos krijojnë stok apo të përgatisin dozën e tretë ndërkohë që vendet e varfra kanë mangësi serioze. Alarmi ka vepruar duke nxitur politika parandaluese.
Debat i ri mes Kosovës dhe Shqipërisë: Kush e hëngri Lulin në Berlin?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot me një opinion në faqen e vet në Facebook, përmes së cilës mbron nismën e “Open Balkan” dhe ka sulmuar lidershipin kosovar për miopi dhe dëmtim të raporteve me Perëndimin. Me teknikën e zakonshme të përçmimit të tjetrit, z. Rama ndër të tjera shkruan se:
Murrizi me padi në SPAK: Lopët që erdhën nga Danimarka iu dhanë militantëve të partisë
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës, të firmosura në kohën kur ministër i Bujqësisë ka qenë Edmond Panariti. Bëhet fjalë për një tender të ujitjes me pika në Divjakë dhe tenderi tjetër për blerjen e krerëve, të cilat kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove. Në lidhje me padinë që ka depozituar sot ne SPAK, deputeti Myslim Murrizi i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV u shpreh se i kanë bërë përshtypje parregullsitë që ka vënë re në dokumente dhe që sipas tij janë të nevojshme të hetohen nga SPAK.
Nderi është në Olimpiadë, jo me kaçolet e Shqipërisë
Shikoni çfarë lajmi prodhon Republika. Presidenti Meta dekoron dy xhudistet kosovare dhe trajnerin. Presidenti ynë shkruan me këtë rast:
Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Kuka personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.
Ngrohja globale, OKB publikon raportin: Klima, kërcënim ekzistencial për njerëzimin
Ngrohja globale duket se ka mbërritur për disa aspekte në pikën e moskthimit pavarësisht masave që mund të ndërmarrin qeveritë e vendeve të zhvilluara. Një raport i miratuar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës në OKB, vë në dukje se rritja e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në shkallë planetare do të arrihet rreth vitit 2050, duke krijuar kushte për paparashikueshmëri klimaterike. Thatësira të mëdha, përmbytje, valë të nxehti, këto janë pasojat imediate që pritet të prekin planetin si pasojë e emetimit të karbonit.
Flakët do të shuhen, por Flama nuk shqitet nga ky vend
Shqipëria ka disa ditë që po piqet nga zjarret. Nga jugu në veri, flaka ka mbuluar një pjesë të Shqipërisë e cila me këtë dramë tanimë globale po prodhon si përherë komedinë e vet.
Heronjtë janë të parët në inskenimin komik. Zjarrëfikësit, ushtarakët, janë heronj sepse po shuajnë zjarret.
Qeveritarët janë palaçot e padurueshëm të kësaj që po shohim. Me surretërit që i kemi patur nëpër këmbë me dekada, e sidomos me ato që thonë.
Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës
Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.
Shenjat e para të kolapsit të Golfstream
Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.
Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.
Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete
Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.