Shenjat e para të kolapsit të Golfstream
Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.
Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.
Një event i tillë do të kishte pasoja katastrofike në të gjithë botën, duke prishur dëmtuar rëndë shirat nga të cilët varet ushqimi i miliarda njerëzve në Indi, Amerikën e Jugut dhe Afrikën Perëndimore; shtimi i stuhive dhe ulja e temperaturave në Evropë; dhe ngritjen e nivelit të detit në SHBA lindore. Gjithashtu, një kolaps i mundshëm i rrymave do të rrezikonte më tej pyjet e shiut në Amazonë dhe shtresat e akullit të Antarktikut.
Kompleksiteti i sistemit AMOC dhe pasiguria mbi nivelet e ngrohjes globale të ardhshme e bëjnë të pamundur parashikimin e datës së këtij kolapsi të mundshëm. Kjo mund të ndodhë brenda një dekade ose dy, ose mund të jetë disa shekuj larg. Por ndikimi kolosal që do të kishte do të thotë që nuk duhet të lejohet të ndodhë kurrë, thonë shkencëtarët.
"Shenjat e destabilizimit të dukshëm tashmë janë diçka që nuk do ta prisja dhe që më duket e frikshme," citon "The Guardian", Niklas Boers, nga Instituti Potsdam për Kërkimin e Ndikimit të Klimës në Gjermani, i cili bëri kërkimin. "Është diçka që thjesht nuk mund ta lejosh të ndodhë."
Nuk dihet se cili nivel i CO2 do ta shkaktonte një kolaps të AMOC. Por e vetmja gjë që mund të bëhet është të mbahen sa më të ulëta nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit. Mundësia që ky event të ndodhë rritet me çdo gram CO2 që lëshojmë në atmosferë.
Nuk dihet se cili nivel i CO2 do ta shkaktonte një kolaps të AMOC. Por e vetmja gjë që mund të bëhet është të mbahen sa më të ulëta nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit. Mundësia që ky event të ndodhë rritet me çdo gram CO2 që lëshojmë në atmosferë.
Add new comment