klima

Mesdheu, motorr kaosi klimatik

Postuar në 02 Nëntor, 2024 10:25

Përgjatë këtij viti, Evropa Jugore përjetoi valë të nxehti, thatësia, ciklone e përmbytje, duke konfirmuar se zona e Mesdheut është në ballë të një transformimi që rrezikon të bëhet normalitet.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt: në pesë vitet e fundit ajo ka regjistruar një rritje mesatare të temperaturës prej 2.3°C krahasuar me epokën para-industriale, shumë mbi mesataren globale prej 1.3° (të dhënat e Copernicus).

Pas Arktikut, zona e Mesdheut është më e prekura nga ndryshimet klimatike. Mesdheu nxehet 20% më shpejt se të gjithë të tjerët.

Ndotin të mëdhenjtë, e paguajnë të vegjlit

Postuar në 18 Prill, 2024 11:49

Ekonomia globale është e destinuar të tkurret mesatarisht me 19% deri në vitin 2049 për shkak të krizës së vazhdueshme klimatike, por me dallime të qarta midis vendeve gjithnjë e më pak të pasura: ato me të ardhura të ulëta dhe me emetim të ulët historik të gazeve serrë do të vuajnë më shumë, do të pësojnë humbje të ardhurash 61% më të madhe se ato me të ardhura më të larta dhe 40% më shumë se vendet me emetime më të larta.

“Kemi vetëm dy vite kohë për të shpëtuar planetin”

Postuar në 13 Prill, 2024 16:43

Eksperti kryesor i klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se njerëzimi ka dy vjet kohë për të zbutur efektet më të këqija të ngrohjes globale.

Sekretari Ekzekutiv i OKB-së i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, e bëri këtë deklaratë në një event publik në Londër.

"Kush ka saktësisht dy vjet për të shpëtuar botënPërgjigja është çdo person në këtë planet", citohet ai. 

Zonjat e mjedisit fitojnë betejën ligjore me qeverinë e Zvicrës

Postuar në 09 Prill, 2024 14:40

Një grup zonjash të moshuara fituan betejën me Zvicrën për çështjen e klimës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha të drejtë grave të grupit “Klima Seniorinnen”, rreth dy mijë aktiviste zvicerane (mesatarisht 75 vjeç) që denoncuan vendin e tyre për mosveprim kundër krizës klimatike. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për të 46 shtetet e Këshillit të Evropës.

Ndryshimi i klimës po ngadalëson rrotullimin e Tokës

Postuar në 01 Prill, 2024 22:13

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë shkrirjen e një sasie aq të madhe të akullit polar saqë po ngadalëson rrotullimin e Tokës dhe – kjo do të ndryshojë mënyrën se si matim kohën në të ardhmen. Ky është përfundimi Duncan Agnew, gjeofizikan dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, arriti duke analizuar të dhënat nga imazhet satelitore.

Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës

Postuar në 08 Gusht, 2023 19:38

Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.

Macron propozon taksë ndërkombëtare për klimën

Postuar në 24 Qershor, 2023 16:50

Presidenti francez, Emmanuel Macron, hodhi këtë javë një propozim të ri, që sipas tij do të rinovonte sistemin ndërkombëtar të taksave për të financuar përpjekjet për klimën.

Macron foli për këtë gjatë Samitit për një Pakt të Ri Financimi Global në Paris, ku delegatë nga e gjithë bota po diskutojnë mënyrat për të reformuar sistemin financiar ndërkombëtar për të ndihmuar në krijimin e një fondi që do të shërbejë mbledhjen e parave për përpjekje për përshtatjen dhe zbutjen e klimës.

Fatkeqësitë natyrore, 2 milionë viktima në 50 vjet

Postuar në 22 Maj, 2023 13:37

Ngjarjet ekstreme meteorologjike, klimatike dhe hidrike kanë shkaktuar 11 778 fatkeqësi natyrore në 50 vitet e fundit, duke sjellë si pasojë dy milionë vdekje dhe miliarda dollarë dëme ekonomike në mbarë botën.

Turqia dhe Greqia po përpiqen t’i rezistojnë të ardhmes

Postuar në 12 Janar, 2023 12:03

Konflikti dhe rivaliteti greko-turk mbi kërkimet e hidrokarbureve në Mesdhe nuk po konsideron një problem më të madh që është mjedisi dhe e ardhmja e afërt e basenit që është një ndër zonat ëm të rrezikuara në botë.

10 mld$ Vietnamit për të hequr dorë nga qymyri. Përgjigja: Ndoshta!

Postuar në 27 Tetor, 2022 19:31

Grupimi i vendeve të industrializuara G7 ka ofruar miliarda dollarë ndaj Vietnamit, Indonezisë dhe Indisë për të zëvendësuar përdorimin e qymyrit, por ka hasur në rezistencë. 

Pages

Subscribe to RSS - klima