klima
Drejt katastrofës, njeriu ka kaluar pikën e moskthimit me Klimën e planetit
Një ndër ekspertët më të njohur britanikë për klimën, Bill McGuire, deklaron se njerëzimi nuk ka më asgjë në dorë përkundrejt një procesi të pakthyeshëm në Tokë.
Sipas tij katastrofa klimaterike është pjesë e aktualitetit njerëzor dhe pretendimet se “kemi ende kohë” nuk janë të vërteta.
Turqi, rritet me 300% kërkesa për sigurimin e bujqësisë nga thatësira
Klima dhe ndryshimet e saj po bëhen tanimë problem real edhe për ekonomitë e vogla. Mediat në Turqi raportojnë se një numër përherë e më i madh fermerësh po aplikojnë për sigurim nga thatësira që provokon pasoja ekonomike serioze.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, primi i sigurimit në bujqësi shkoi në 3 miliardë lira, pjesa më e madhe e të cilit për thatësirën. Kërkesa për sigurim ndaj thatësirës u rrit me 300%
Disa modele të drejtësisë klimatike
Shqipëria vlen diçka, pse Unë Jam!
Dje, ose pardje, z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tregtoi në media një takim të tijin spontan me aktorin Leonardo di Caprio. I ashtuquajturi takim duket se është një bezdisje e Ramës për hir të një fotoje, në tavolinën ku ishte ulur aktori në samitin për klimën në Glasgow. Kush mund të besojë se njeriu që nuk dëgjon e vlerëson asnjë peticion për Vjosën ku parashikohet të ndërtohen hidrocentrale, po ka merak për klimën me Di Caprio që ka një angazhim publik në këtë drejtim? Askush. As edhe fotografi/ja që ka shkrepur foton.
Disa skenare për luftërat klimatike
Lufta për shkak të klimës është një realitet afatshkurtër. Këtë e pranojnë edhe strategët ushtarakë, të cilët theksojnë rëndësinë e veprimit kundër ndryshimeve klimatike. Në dritën e Samitit të G-20, i cili çështjen e klimës e kishte në qendër, pyetja që ngrihet është: Kur mund të nisë kjo luftë e pritshme?
Ngrohja globale, OKB publikon raportin: Klima, kërcënim ekzistencial për njerëzimin
Ngrohja globale duket se ka mbërritur për disa aspekte në pikën e moskthimit pavarësisht masave që mund të ndërmarrin qeveritë e vendeve të zhvilluara. Një raport i miratuar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës në OKB, vë në dukje se rritja e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në shkallë planetare do të arrihet rreth vitit 2050, duke krijuar kushte për paparashikueshmëri klimaterike. Thatësira të mëdha, përmbytje, valë të nxehti, këto janë pasojat imediate që pritet të prekin planetin si pasojë e emetimit të karbonit.
Shenjat e para të kolapsit të Golfstream
Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.
Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.
"Revolucioni i blertë", BE propozon ndalimin e makinave me benzinë nga viti 2035
BE shpalosi sot planin e saj për të zeruar emetimet e karbonit në vitin 2050. Plani europian pritet të shkaktojë një përplasje politike epike mbi makinat elektrike dhe çmimet e karburantit, që mund të zgjasë me vite. Komisioni Evropian përmes këtij plani synon të transformojë ekonominë e Bllokut nga varësia e karburanteve fosile, në një botë me emetime zero të karbonit. Brukseli shpreson ta bëjë Evropën lider të padiskutueshëm në përmbushjen e qëllimeve të marrëveshjes së klimës në Paris.
Raporti/Mesdheu po bëhet det tropikal
Një raport i World Wide Fund for Nature paralajmëron se Mesdheu po shkon drejt shndërrimit në një det tropikal. Temperaturat në detin ku hyn edhe vendi ynë po rriten 20% më shpejt sesa mesatarja botërore çka ka sjellë për pasojë e ndryshimin e regjimit migrator të peshqve. Barrakuda p.sh, një peshk i Mesdhut jugor ka lëvizjr drejt veriut, ndërkohë që nga Kanali i Suezit kanë hyrë 1000 specie invazive që kanë zëvendësuar speciet origjinale.
Fjalë, asgjë më shumë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një forum për ekonominë ku raportohet që ai të ketë shprehur shqetësime për klimën e biznesit në vend. Autokritika ka qenë shfqaja e sotme, bashkë me premtimet që nuk mungojnë asnjëherë.
100 vjet më parë në datën 30 janar të 1920 kishim kongresin e Lushnjës që është një ngjarje shumë e rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë, një shteti që i ka gjithmonë sytë nga Perëndimi përsa i përket zhvillimit të vet.