klima
Trumpi nuk ka rëndësi
Sërish kemi një pozicion të vijës së parë, siç e preferojnë shumë media: Nga njëra anë, shkencëtarët paralajmërojnë gjithnjë e më me këmbëngulje për efektet e ndryshimit të klimës, qindra mijëra të rinj në të gjithë botën dalin në rrugë dhe kërkojnë që më në fund të ndodhë diçka. Dhe nga ana tjetër janë drejtues injorantë shtetesh si Presidenti i SHBA, të cilët mbrojnë botën e vjetër, të fosilizuar dhe fitimet e tyre.
11 mijë shkencëtarë firmosin raportin: Toka ndodhet para një emergjence klimatike
Toka ndodhet përpara një emergjence klimetike. Këtë mendojnë dhe deklarojnë 11 000 shkencëtarë nga e gjithë bota. Përmes një raporti të publikuar në revistën “Bioscience” autorët William Ripple, Thomas Newsome dhe William Moomaw vlerësohet situata aktuale dhe kërkohet veprim.
Raport pesimist: Ndryshimi klimatik do të rrezikojë njerëzimin para vitit 2050!!!
Një raport i hartuar nga ekspertë australianë të klimës paralajmëron se "ndryshimi klimatik tani përfaqëson një kërcënim ekzistencial afatshkurtër dhe afatmesëm" për civilizimin njerëzor.
Ambasadori zbulon pse nuk ka investime të mëdha gjermane në Shqipëri
Një nga sektorët më të kritikushëm të qeverisë është mungesa e investimeve të mëdha.
Zotit Rama i janë përmendur shpesh kontratat që janë trashëguar nga qeveria e mëparshme si ajo e gazsjellësit TAP që vijoi të përllogaritej si investim i huaj edhe nga qeveria pasardhëse. Gjithsesi është fakt që asnjë shtet i BE-së nuk ka sjellë investime të mëdha në Shqipëri dhe siç thotë ambasadori gjerman kjo është pasojë e klimës së investimeve në vendin tonë.
200 shtete miratojnë manualin për Klimën
Bashkësia ndërkombëtare aprovoi manualin që do t'i japë jetë marrëveshjes së Parisit për klimën, por pa objektiva më ambicioze për veprim të shpejtë kundër ngrohjes globale, pavarësisht alarmit se jeta në Tokë kërcënohet nga fatkeqësi.
Rregullat Zbatuese të Marrëveshjes së Parisit ishin objekt i një pune trevjeçare që u diskutua në 14 ditët e fundit në Katovicë të Polonisë. Ato përmblidhen në një tekst prej njëqind faqesh që përcakton se si duhet të zbatohet nga vendi, duke ofruar njëfarë fleksibiliteti për vendet në zhvillim.
Fundi i qytetërimit është në horizont
Rënia e civilizimit dhe e botës natyrore është në horizont, ka thënë në Samitin e OKB-së për ndryshimin e klimës në Poloni ambientalisti David Attenborough.
Ai u zgjodh për të përfaqësuar njerëzit e botës në adresimin e delegatëve të pothuajse 200 vendeve që janë në Katowice për të negociuar se si të kthehen premtimet e bëra në në realitet në marrëveshjen e klimës së Parisit 2015.
Raporti i OKB-së: Masa radikale, ose planeti përballet me katastrofa klimaterike në vitin 2030
Një raport i përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike në OKB, paralajmëron për zhvillime dramatike në shkallë globale të cilat ngjajnë të jenë të afërta.
1002 netë/Gjenerali iranian: Izraeli po na vjedh retë dhe dëborën
Armiqësia e egër mes Iranit dhe Izraelit ka nxitur akuza absurde që shkojnë nga ato për qenien e Iranit si kërcënimi kryesor për paqen në botë e deri tek një më e fundit, e ardhur nga një përfaqësues iranian, sipas të cilit Izraeli po i vjedh Iranit retë dhe borën me synim që ta çojë në rrënim për shkak të thatësirës.
Gjenerali Gholam Reza Jalali, kreu I Mbrojtjes Civile të Iranit është shprehur në një konferencë për shtyp se ka prova sipas të cilave Izraeli po kufizon rënien e shiut mbi hapësirën iraniane.
Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Moti ekstrem në pranverë dhe në verë, njeriu ndikon për herë të parë klimën e planetit
Ndikimi i veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e klimës mund të ketë nisur të japë efekte të jashtëzakonshme mbi motin dhe ndarjen stinore. “The Washington Post” raporton për një studim të fundit që krediton me gjetje të reja një ide që është konsideruar eksplozive: sipas saj, ngrohja e planetetit nuk sjell vetëm rritjen e valëve të ngrohta apo vëllimin e reshjeve, ajo ndryshon gjithashtu rrjedhën e motit. Ku supozim mbështetet në hipotezën se ndryshimi i klimës çon në ndryshim të modeleve të lëvizjes së ajrit në shkallë planetare duke provokuar një mot statik, pa dallime stinore.