11 mijë shkencëtarë firmosin raportin: Toka ndodhet para një emergjence klimatike
Toka ndodhet përpara një emergjence klimetike. Këtë mendojnë dhe deklarojnë 11 000 shkencëtarë nga e gjithë bota. Përmes një raporti të publikuar në revistën “Bioscience” autorët William Ripple, Thomas Newsome dhe William Moomaw vlerësohet situata aktuale dhe kërkohet veprim.
Vëzhgimi është firmosur nga 11 258 shkencëtarë nga 153 vende të ndryshme sipas të cilëve edhe për shkencën nuk mjafton më puna e deritanishme. Pra mbledhja e të dhënave dhe pastaj kthimi në laborator.
Rekomandimet e shkencëtarëve janë të njohura: ndryshim në sektorin energjetik me zëvendësimin e shfrytëzimit të burimeve të deritanishme. Zvogëlim i emetimit të metanit që bashkë me reduktimin e emetimit të elementëve të tjerë do të ulte me rreth 50% tendencën e ngrohjes globale, mbrojtja e ekosistemeve, ndryshimi I mënyrë së ushqyerjes, kalimi drejt një ekonomie me zero emetim karboni dhe në fund është demografia. Njerëzimi shtohet me 200 mijë njerëz në ditë, shifër që kërkon politika të barazisë së mundësive dhe drejtësisë sociale.
Add new comment