Ambasadori zbulon pse nuk ka investime të mëdha gjermane në Shqipëri

Postuar në 03 Tetor, 2019 21:17

Një nga sektorët më të kritikushëm të qeverisë është mungesa e investimeve të mëdha.

Zotit Rama i janë përmendur shpesh kontratat që janë trashëguar nga qeveria e mëparshme si ajo e gazsjellësit TAP që vijoi të përllogaritej si investim i huaj edhe nga qeveria pasardhëse. Gjithsesi është fakt që asnjë shtet i BE-së nuk ka sjellë investime të mëdha në Shqipëri dhe siç thotë ambasadori gjerman kjo është pasojë e klimës së investimeve në vendin tonë.

Deklaratën ambasadori Peter Zingref e ka bërë në ditën e bashkimit të Gjermanisë, një aktivitet ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të vendit.

Deklarata e ambasadorit

Qeveria federale dhe Bundestagu i thanë Po hapit të radhës së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Bashkimit Europian. Vazhdimi i reformave të nevojshme sidomos në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte për këtë. Këto reforma janë edhe baza për përmirësimin e mjedisit për investitorët e huaj, të cilët mund të krijonin shumë vende pune shtesë. Investitorët gjermanë vazhdojnë të jenë të interesuar për Shqipërinë, deri tani klima për investime nuk ka arritur t’i bindë ata për investime më të mëdha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.