200 shtete miratojnë manualin për Klimën
Bashkësia ndërkombëtare aprovoi manualin që do t'i japë jetë marrëveshjes së Parisit për klimën, por pa objektiva më ambicioze për veprim të shpejtë kundër ngrohjes globale, pavarësisht alarmit se jeta në Tokë kërcënohet nga fatkeqësi.
Rregullat Zbatuese të Marrëveshjes së Parisit ishin objekt i një pune trevjeçare që u diskutua në 14 ditët e fundit në Katovicë të Polonisë. Ato përmblidhen në një tekst prej njëqind faqesh që përcakton se si duhet të zbatohet nga vendi, duke ofruar njëfarë fleksibiliteti për vendet në zhvillim.
Prej disa javësh, shkencëtarët e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC / Giec) kanë dhënë alarmin se temperatura mesatare do të rritet me 2 gradë Celsius (+ 2 C), i cili është objektivi minimal i Marrëveshjes së Parisit në 2015.
Financimi për politikat klimatike është shqetësimi tjetër i madh i vendeve të varfra dhe, në veçanti, mënyra se si do të organizohen fondet e premtuara nga Veriu duke nisur nga viti 2025.
Teksa vendet në veri kanë premtuar të rrisin me 100 miliardë dollarë në vit ndihmën për çështjet e klimës deri në vitin 2020, disa vende si Gjermania kanë njoftuar Fondin e Gjelbër. Nga ana tjetër Banka Botërore premtoi 200 miliardë dollarë për periudhën 2021-2025. Ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar tërheqjen nga marrëveshja e Parisit, në në këtë moment në SHBA mbrojnë me forcë pozicionin e tyre tradicional.
Add new comment