Drejt katastrofës, njeriu ka kaluar pikën e moskthimit me Klimën e planetit

Postuar në 31 Korrik, 2022 14:19

Një  ndër ekspertët më të njohur britanikë për klimën, Bill McGuire, deklaron se njerëzimi nuk ka më asgjë në dorë përkundrejt një procesi të pakthyeshëm në Tokë.

Sipas tij katastrofa klimaterike është pjesë e aktualitetit njerëzor dhe pretendimet se “kemi ende kohë” nuk janë të vërteta.

Ne do të paguajmë çmimin e vetëkënaqësisë sonë në formën e stuhive, përmbytjeve, thatësirave dhe valëve të të nxehtit që do të kalojnë me lehtësi ekstremet e tanishme. Pika jetike është se tani nuk ka shans të shmamgim një thyerje tërësore të klimës. Ne kemi kaluar pikën e moskthimit dhe duhet të presim një të ardhme në të cilën valë të nxehta dhe temperatura mbi 50 gradë do të jenë të zakonshme në tropic. Një fëmijë i lindur më 2020-ën do të përballet me një botë shumë më armiqësore se gjyshërit e tij

thotë profesori britanik.

Shqetësimi për klimën ka ardhur duke u kthyer në çështje politike dite aq sa ka legalizuar termin antropocen. Postulimi më I qëndrueshëm e lidh përshkallëzimin shkatërrues me revolucionin industrial, postulim që ka brenda implikime edhe ideologjike dhe që në fakt është një kritikë radikale ndaj teknologjizimit dhe kapacitetit të njeriut për kontrolluar potencialin teknologjik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.