Ngrohja globale, OKB publikon raportin: Klima, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar në 09 Gusht, 2021 12:55

Ngrohja globale duket se ka mbërritur për disa aspekte në pikën e moskthimit pavarësisht masave që mund të ndërmarrin qeveritë e vendeve të zhvilluara. Një raport i miratuar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës në OKB, vë në dukje se rritja e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në shkallë planetare do të arrihet rreth vitit 2050, duke krijuar kushte për paparashikueshmëri klimaterike. Thatësira të mëdha, përmbytje, valë të nxehti, këto janë pasojat imediate që pritet të prekin planetin si pasojë e emetimit të karbonit.

Nëse ne gërshetojmë forcat tani, ne mund të shmangin katastrofën klimaterike. Por siç e bën të qartë raporti, nuk ka kohë për të humbur dhe asnjë hapësirë për justifikim

ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Raporti cilësohet si rishikimi kryesor i shkencës për ndryshimin klimaterik që nga viti 2013 dhe ai publikohet më pak se tre muaj para samitit të klimës në Glasgow. Për shkencëtarët alarmi është më i qartë se kurrë më parë dhe përfundimi është se njerëzit po kryejnë vetëvrasje planetare. Sipas autorëve që nga viti 1970, temperature në sipërfaqen e tokës është rritur më shpejt se çdo 50-vjeçar në 2000 vjetët e fundit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.