Ndryshimi i klimës po ngadalëson rrotullimin e Tokës
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë shkrirjen e një sasie aq të madhe të akullit polar saqë po ngadalëson rrotullimin e Tokës dhe – kjo do të ndryshojë mënyrën se si matim kohën në të ardhmen. Ky është përfundimi Duncan Agnew, gjeofizikan dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, arriti duke analizuar të dhënat nga imazhet satelitore. Studimi u publikua në revistën "Nature".
Në thelb, ndërsa akulli polar shkrihet në oqean, ka më pak masë në pole dhe mesi i planetit bëhet pak më i rëndë, duke ngadalësuar kështu rrotullimin e Tokës.
“Nëse një patinatore fillon të rrotullohet, kur ul krahët ose shtrin këmbët, ajo do të ngadalësojë shpejtësinë”, tha Agnew për NBC News, duke përdorur patinazhin në akull si një analogji me atë që po ndodh me shpejtësinë e rrotullimit të Tokës.
Dhe kjo ngre një problem për vetë matjen e kohës. Nëse rrotullimi i Tokës po ngadalësohet, kjo do të thotë se kohëmatësit në të gjithë botën do të duhet të përshtaten. Kjo ka ndikime që arrijnë shumë përtej orëve tona dhe prek funksionimin e satelitëve, kompjuterëve, institucioneve financiare dhe kudo tjetër ku çdo sekondë ka rëndësi.
Standardi global i kohës, i njohur si Koha e Koordinuar Universale ose UTC, pothuajse përputhet me rrotullimin e Tokës - por për shkak se shpejtësia e rrotullimit mund të jetë e ndryshueshme, kjo ka bërë ndonjëherë të nevojshme që matësit të shtojnë ose zbresin një sekondë. Agnew arriti në përfundimin se nëse akulli polar nuk do të shkrihej, do të na duhej të zbrisnim një sekondë nga orët në të gjithë botën deri në vitin 2026. Por për shkak të shkrirjes së akullit që ngadalëson rrotullimin e Tokës, ky ndryshim i kohës mund të vijë në vitin 2029.
“Është disi mbresëlënëse, edhe për mua, ne kemi bërë diçka që ndryshon në mënyrë të matshme shpejtësinë e rrotullimit të Tokës”, tha Agnew për NBC News. “Po ndodhin gjëra të paprecedenta”.
Add new comment