10 mld$ Vietnamit për të hequr dorë nga qymyri. Përgjigja: Ndoshta!
Grupimi i vendeve të industrializuara G7 ka ofruar miliarda dollarë ndaj Vietnamit, Indonezisë dhe Indisë për të zëvendësuar përdorimin e qymyrit, por ka hasur në rezistencë.
Propozimi ka ndjekur modelin e aplikuar me Afrikën të cilën iu ofruan 8.5 miliardë dollarë për të bërë tranzicionin energjetik, por ai nuk ka ecur siç pritej. “Politico” citon raporte të shërbimit diplomatik të BE-së sipas të cilave Vietnamit iu ofruan kesh 5-10 miliardë dollarë që shkojnë për financimi të sektorit privat dhe publik. Rezistenca ka të bëjë me afatet e vendosur, por edhe shumën, ndërkohë që ndryshimi i infrastrukturës është shumë i ndërlikuar.
Politika në fjalë shtyhet nga vendet e zhvilluara nën disa marrëveshje ndërkombëtare por edhe nën një prirje që po fiton terren për klimën në botë. Duket se eko-politika do të jetë aspekti dominues bashkë teknologjinë dhe hapësirën në këtë shekull.
Add new comment