Macron propozon taksë ndërkombëtare për klimën
Presidenti francez, Emmanuel Macron, hodhi këtë javë një propozim të ri, që sipas tij do të rinovonte sistemin ndërkombëtar të taksave për të financuar përpjekjet për klimën.
Macron foli për këtë gjatë Samitit për një Pakt të Ri Financimi Global në Paris, ku delegatë nga e gjithë bota po diskutojnë mënyrat për të reformuar sistemin financiar ndërkombëtar për të ndihmuar në krijimin e një fondi që do të shërbejë mbledhjen e parave për përpjekje për përshtatjen dhe zbutjen e klimës.
Ekonomistët kryesorë në Francë kanë bërë presion për një taksë të re kombëtare të pasurisë për të financuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke nxitur një debat brenda qeverisë së Macron.
Por Macron e shmangu këtë çështje në një konferencë për shtyp dhe në intervistat e së premtes, duke sugjeruar masa të tilla si një taksë mbi transaksionet financiare ose një tarifë shtesë për biletat e linjave ajrore.
"Unë jam pro një taksimi ndërkombëtar për të financuar përpjekjet që duhet të bëjmë për të luftuar varfërinë dhe për sa i përket klimës [aksionit]...Nuk funksionon kur e bën vetëm, flukset [financiare] shkojnë diku tjetër", tha Macron, duke hedhur poshtë idenë se Franca mund të vendosë vetë një taksë klimatike.
“Franca ka tashmë dy lloje taksash që janë sugjeruar: një për biletat e avionit, një tjetër për transaksionet financiare”, tha ai duke shtuar se do të “bënte të tjerët të na ndiqnin dhe të mobilizoheshin” rreth këtyre çështjeve.
Ndërsa thirrja e Macron për taksimin ndërkombëtar mbetet e paqartë dhe e zbrazët në detaje, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se nisma të tilla duhet të nisin herët në mënyrë që të jenë të suksesshme.
Megjithatë, Macron duket se është i vendosur. Një zyrtar në Elysee i ka thënë Politico se puna e Francës për këtë iniciativë ishte ende në fazat e para.
Add new comment