Haradinaj: Edi Rama ishte pro ndarjes së Kosovës
Një ditë pas shënimit të kryeministrit Edi Rama për incidentin e prillit 2019 në Berlin dhe qëndrimin e Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka deklaruar ndër të tjera se:
Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama
E reja e ditëve të sotme është se Trump nuk është më, Marrëveshja e Uashingtonit nuk qëndron dhe Europa duket më pak e shqetësuar nga ndonjë aventurë në Ballkan. Në këtë kuptim, kjo që po ndodh është asgjë më shumë sesa një përpjekje e çuditshme e Tiranës zyrtare për të izoluar mediatikisht dhe publikisht Kosovën në Shqipëri. Për arsye mirëfilli elektorale.
Comments
Trump nuk eshte me? Dhe
Trump nuk eshte me? Dhe ngushelloheni me kete? Mos ndoshta edhe ai eshte bere Soroist?
Do zoti e fitoni luften qe i keni shpallur imperializmit amerikan dhe te vendosni rendin e ri boteror. Me Haradinajn besoj keni edhe me shume shanse tia dilni.
Ne nuk kemi axhende. Axhende
Ne nuk kemi axhende. Axhende kane progresistet, ata qe e bejne Shqiperine vend interesant.
Ishte po ky Ramosh Djokovic
Ishte po ky Ramosh Djokovic qe I fali Crne Gores dhjetera ha toke sikur t'a kishte kosoven prone te babes se vet , vetem e vetem per te mbajtur postin dhe shpetuar bythen e tij nga arrestimi.
E sot mburret se po I mbron arat nga vellai i tij Edi......
Ky palaco nuk I hyn ne pune kombit kosovar, biles as Anthony Fauci nuk e merr kete iliteral per tia bashkuar tufes se qenve e majmuneve qe perdor per eksperimente ne laboratoret e tij. Shihja qafen qe e ka me te trashe se koken e tij, mish me dy sy.
Heu bre
Jo vetëm për arsye mirëfilli elektorale. Edhe për ca gjëra shumë më të rënda. Tentojnë që të prishin gjënë më të shenjtë në këtë vend që e kemi trashigim nder breza, pavarësisht nga pushtuesi që ka kaluar në këto troje. Shumë më e ndyrë se tradhëtia.
Add new comment