Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës
Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.
“Reuters” raporton se ekipi i virologëve që ka kryer verifikimet ka deklaruar se viktimat ishin të gjithë të vaksinuar plotësisht. Në azil u infektuan 21 persona.
Varianti në fjalë është konstatuar së pari në Kolumbi, më pas në ShBA dhe ka qenë i rrallë në Europë. Ai është emërtuar si B.1.621, pjesë e variantit Kapa.
Është shqetësuese
ka thënë Marc Van Ranst, virolog në universitetin e Leuven.
Në Belgjikë varianti dominues është Delta.
Add new comment