Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete

Postuar në 05 Gusht, 2021 18:14

Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.

Nga ambasada amerikane erdhi një reagim patetik se lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar i SHBA. Është pak e vështirë të besosh se SHBA po luajnë bllofin, pasi kemi një vendim administrativ zyrtar. Por është e dukshme se Berisha po luan në betejë të vetën me dy drejtime: ai po ndjek procedurën dhe po njofton se PD-ja do të jetë deri diku në dispozicion të tij.

Duke qenë kjo një përballje publike e rrallë, është e udhës të thuhet se nëse SHBA ka shpallur të pandehur z. Berisha, ajo ka për detyrë edhe të zbardhë akuzën përpara se të kërkojë në mënyrë ultimative largimin e tij nga politika. Këtë parim janë përpjekur të na mësojnë vetë amerikanët, këta dashnorë të kombit shqiptar. Këtë po mëton të instalojë edhe reforma në drejtësi. Shtetasi Sali Berisha ka të drejtën e njohjes me akuzën, edhe pse linçimi i tërthortë është privilegj i SHBA në një vend si ky yni.

Përpara se të na kujtojë barin, zonja Kim bën mirë që të na bëjë me dije se çfarë dokumentesh disponon kundër Sali Berishës, pasi qitja se me presionin për largim të tij do të entuziazmonte shumëkënd, doli huq. Le ta bëjë zonja Kim këtë edhe përmes mediave apo gazetarëve të ndryshëm, profesionistët e lëpirjes, rëndësi ka që diçka të dalë.

Përndryshe në kërkim të një partneri siç na shkruante në opinionin e vet, zonja po prodhon një hero, po e riciklon atë për të na kujtuar se reforma në drejtësi nëse funksionon kështu si po funksionon ambasada me Berishën, është katastrofë ndaj së cilës legjitimohet edhe të marrësh armët. Koha kur në Shqipëri kishte edhe Prokurori Popullore përveçse Prokurori Publike teorikisht duhet të kishte marrë fund në këtë vend.

s.zaimi

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

Poshte imperializmi amerikan qe e ka hale ne sy patriotin e shquar sale berisha. Ata na kane ne grike te pushkes.Ne do ti pergjigjemi me griken e topit. Do ta shohin ca ka per ti bo gjikata e frances.Urra!!!!!!!

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Edhe Saliu thote qe eshte i Shiqerres por nuk ka asnje video te na e tregoje.
Vertet ne shqipet kemi nevoje per prova per saliun, edin apo monaliken?!
Padyshim…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.