Ekonomi

Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:48

Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.

Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.

Aksioni antiinfomalitet, pasoja paradoksale tek çmimet në tregje

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:43

Aksioni antiinformalitet që ka përfshirë gjithë vendin ka dhënë pasoja paradoksale në sjelljen e çmimeve në tregje. Në raportimin e tij “Monitor” shkruan se në Tiranë çmimet janë rritur për disa mallra dhe shërbime edhe si rezultat i panikut dhe vështirësive që janë krijuar për furnizime të rregullta, ndërsa në rrethe ka ndodhur e kundërta. Çmimet e bagëtive, shpendëve dhe bulmetit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak se fshatarët nuk po frekuntojnë tregjet nga frika e sekuestrove.

"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”

Postuar në 05 Tetor, 2015 14:19

“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.

Kadare: As këtë vit nuk do të ketë ulje të borxhit, rritja ekonomike më e ulët se parashikimi

Postuar në 05 Tetor, 2015 10:16

Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës Shqipërisë, Arian Kadare vlerëson se megjithë përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll defiçitin buxhetor, rritja ekonomike pritet te jetë më e ulët se parashikimi.

Bankers, tjetër “kolpo”: Kredi ndërkombëtare me pasuri të shtetit si kolateral

Postuar në 04 Tetor, 2015 20:16

Sipas ligjit shqiptar për kompanitë që kanë marrë koncesion, një kompani që fitimet i investon dhe i njihen si shpenzime, nuk mund t’i përdorë këto investime si pasuri të saj, pasi ato janë pronë e shtetit shqiptar. Por kompania Bankers Petroleum duket se ka bërë pikërisht këtë, pasi dyshohet se investimet e zbritura si shpenzime nga bilanci i saj, i ka hipotekuar si kolateral për kredi ndërkombëtare.

Fasonët drejt modelit bullgar, kosto mbi kosto për përballuar qeverinë

Postuar në 04 Tetor, 2015 12:18

Vetëm për shkak të ndryshimit të vlerësimit të tarifave, fabrikat e veshjeve dhe këpucëve, raportojnë një rritje me 50% të çmimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, tatimfitimi është 50% më i lartë. Disa prodhues të kontaktuar nga “Monitor” tregojnë se vitin e ardhshëm kanë në plan të rrisin tarifat për klientët e tyre europianë, duke ndjekur disi modelin bullgar. Administratori i një prej fabrikave të këpucëve në Durrës tregon se i ka paralajmëruar klientët se vitin tjetër do të rrisë tarifat me 5-10%.

Frika nga defiçiti, investimet publike nën parashikim

Postuar në 03 Tetor, 2015 17:54

Investimet publike vijojnë të mbeten larg planit të qeverise. Sipas të dhënave fiskale në tetëmujorin e parë të këtij viti investimet janë gati 10 % më pak se plani i rishikuar me aktin normativ të buxhetit. ABC News raporton se vlera e investimeve te parashikuara për këtë periudhë eshte 31.7 miliardë lekë, ose rreth 3 miliardë lekë më pak.

Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:15

Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.

Kujtohet biznesi, do të çojë në gjykatë konçesionin e skanimit në dogana

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:15

Konçesioni i skanimit në dogana domtë ankimohet në gjykatë. Madje deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave. “Vizion Plus” raporton se dhoma e fasonëve ka nisur procedurat për ankimin duke argumentuar se marrëveshja bie në kundërshtim me Kodin Doganor. “Dhoma e fasoneve ka nisur procedurat per ankimimin ne Gjykate te kesaj kontrate, pasi eshte ne kundërshtim me kodin doganor. Sipas kesaj shoqate, do te ndiqen te gjitha hallkat dhe nese eshte e nevojshme, çështja do te shkoje ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Shqipëria humb shansin, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi

Postuar në 02 Tetor, 2015 11:00

“Monitor” shkruan se kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi