Aksioni antiinfomalitet, pasoja paradoksale tek çmimet në tregje
Aksioni antiinformalitet që ka përfshirë gjithë vendin ka dhënë pasoja paradoksale në sjelljen e çmimeve në tregje. Në raportimin e tij “Monitor” shkruan se në Tiranë çmimet janë rritur për disa mallra dhe shërbime edhe si rezultat i panikut dhe vështirësive që janë krijuar për furnizime të rregullta, ndërsa në rrethe ka ndodhur e kundërta. Çmimet e bagëtive, shpendëve dhe bulmetit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak se fshatarët nuk po frekuntojnë tregjet nga frika e sekuestrove. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” vlera e bagëtive kanë rënë me rreth 3040 për qind dhe bulmeti gjithashtu po shitet me çmime shumë të lira. Rrethe të tilla si Laçi, Puka, Rrësheni etj.. nuk kanë qendra të mirëfillta grumbullimi që të mund të shesin me kupon tatimor, ndaj nga frika e sekuestrove ato po i tregtojnë bagëtitë më lirë ndaj spekulantëve që po shfrytëzojnë këtë situatë paniku. “Monitor” shkruan se në këtë mjedis stresant që ka krijuar aksioni janë rrezikuar investimet gjithëvjetore të disa fermerëve në pula e gjela deti, të cilat janë rritur për tu shitur në treg të lirë për festat e fund vitit. Duke qenë se tatimorët terrenit ka dhënë këto ditë shembuj të frikshëm duke sekuestruar edhe lulet që shiten për varrezat, fshtarët që duan te shesin prodhimin e atyre pak dynym tokë e kanë shmangur tregun.
Add new comment