Kujtohet biznesi, do të çojë në gjykatë konçesionin e skanimit në dogana
Konçesioni i skanimit në dogana domtë ankimohet në gjykatë. Madje deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave. “Vizion Plus” raporton se dhoma e fasonëve ka nisur procedurat për ankimin duke argumentuar se marrëveshja bie në kundërshtim me Kodin Doganor. “Dhoma e fasoneve ka nisur procedurat per ankimimin ne Gjykate te kesaj kontrate, pasi eshte ne kundërshtim me kodin doganor. Sipas kesaj shoqate, do te ndiqen te gjitha hallkat dhe nese eshte e nevojshme, çështja do te shkoje ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Neni 54 i kodit doganor, shpreh qartesisht se sherbimi doganor duhet te kryhet falas per te gjithë qytetaret dhe bizneset, dhe tarifa e skanimit bie ndesh me kete. Bizneset thone se pagujane dyfish ne kohen qe futin mall transit, dhe po ashtu, kostot shtrenjtohen me tej, pasi ne nje kontenier ata ngarkojnë produkte te ndryshme dhe duhet te paguajnë per çdo deklarate malli. Sektori qe krijon kostot me te mëdha eshte ai i fasoneve, ku çdo biznes paguan mesatarisht 4 mije euro ne muaj, kjo gje sipas shoqates ka bere qe shume biznesmenë te nisin te shkurtojnë vendet e punes”, raporton VP. Marrëveshja e miratuar sërish në Parlament, pas asaj që u miratua në 16 shtator 2013 solli ulje të vlerës së përgjithshme të konçesionit, por e pazakonshmja është se biznesi po reagon vetëm pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të saj.
Add new comment