ankesa

Turqia bën ankim zyrtar në BE për standard të dyfishtë me vizat "Shengen"

Postuar në 01 Qershor, 2022 15:38

Mediat turke shkruajnë se Ankaraja zyratre po përgatitet të kundështojë zyrtarisht atë që e quan standard i dyfishtë që aplikohet ndaj qytetarëve turq për marrjen e vizës “Shengen”.

Për këtë qëllim, Turqia do të dorëzojë një raport zyrtar në Komitetin e Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës përmes të cilit kërkon që të marrë fund ky “trajtim i dyfishtë”.

Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Postuar në 16 Prill, 2017 15:52

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kaspersky, ankesë zyrtare në KE kundër Microsoft: Ka shkelur ligjin antitrust me Windows 10

Postuar në 07 Prill, 2017 08:41

Disa kompani të përodhimit të softuerëve për sigurinë kanë depozituar një ankesë të re kundër Microsoft në kuadër të legjislacionit antitrust. Kompania e njohur ruse, Kaspersky është një prej tyre e cila kërkon nga Komisioni Europian që të vlerësojë sjelljen e Microsoft në treg që me Windows 10, hedhur në treg në tetor 2014 ka cenuar pozitën e konkurentëve. Në këtë sistem operativ, Microsoft ka instaluar flas softuerin Defender, një aplikacion kundër virusimit që u heq kështu rusëve të Kasperskyt një produkt nga tregu.

Partia ku ligjin e bëjnë drejtorët, deputetët ankohen se nuk i përfill njeri

Postuar në 17 Nëntor, 2015 10:05

Një nga shqetësimet e mbledhjes së grupit parlementar të Partisë Socialiste të zhvilluar pa praninë e kryeministrit Rama ishte mënyra si po kryhen rekrutimet në administratën publike dhe fakti se disa ministra dhe deputetë nuk po i përfill njeri sa i përket çështjes së punësimeve. Fjala është për drejtorët e rangjeve më të ulëta, për të cilët ka ankesa nga deputetët se po bëjnë ligjin me punësimet.

Kujtohet biznesi, do të çojë në gjykatë konçesionin e skanimit në dogana

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:15

Konçesioni i skanimit në dogana domtë ankimohet në gjykatë. Madje deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave. “Vizion Plus” raporton se dhoma e fasonëve ka nisur procedurat për ankimin duke argumentuar se marrëveshja bie në kundërshtim me Kodin Doganor. “Dhoma e fasoneve ka nisur procedurat per ankimimin ne Gjykate te kesaj kontrate, pasi eshte ne kundërshtim me kodin doganor. Sipas kesaj shoqate, do te ndiqen te gjitha hallkat dhe nese eshte e nevojshme, çështja do te shkoje ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Subscribe to RSS - ankesa