Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/04/gjyqtaret_960x401_752_2017_04_16_15.jpg?itok=XlqTEmSX)
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“8 gjyqtaret kanë pranuar pjesërisht ankimin e Partisë Demokratike duke shpallur anti-kushtetues 5 nene të ligjit për organizimin e sistemit të drejtësisë. Por ajo qe bie ne sy është fakti se gjykata kushtetuese nuk ka pranuar thelbin e kërkesës se Partisë Demokratike për shfuqizimin e neneve qe kane lidhje me ngritjen e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë. Nëse kjo kërkesë do të ishte pranuar e gjithë procedura për ngritjen e këtyre institucioneve qe ka disa muaj që ka nisur do të kthehej në pikën zero, dhe, për me tepër, do te bllokohej ngritja e strukturës se posaçme anti-korrupsion e cila buron nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, raporton Vizion Plus.
Në zbatim të këtij vendimi Parlamenti duhet të rishikoje ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Add new comment