Fasonët drejt modelit bullgar, kosto mbi kosto për përballuar qeverinë

Postuar në 04 Tetor, 2015 12:18

Vetëm për shkak të ndryshimit të vlerësimit të tarifave, fabrikat e veshjeve dhe këpucëve, raportojnë një rritje me 50% të çmimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, tatimfitimi është 50% më i lartë. Disa prodhues të kontaktuar nga “Monitor” tregojnë se vitin e ardhshëm kanë në plan të rrisin tarifat për klientët e tyre europianë, duke ndjekur disi modelin bullgar. Administratori i një prej fabrikave të këpucëve në Durrës tregon se i ka paralajmëruar klientët se vitin tjetër do të rrisë tarifat me 5-10%. Prodhuesit saktësojnë edhe se planet për rritjen e kostove nuk pritet të reflektohen në paga më të mira në një të ardhme të afërt. Sipas tyre, shtrenjtimi i tarifave do të shërbejë për të kompensuar kostot e rritura të aktivitetit, për shkak të shtimit së taksave, çmimit të energjisë, tarifës së skanimit dhe qirasë së ndërtesave. Viti nuk filloi mirë sipas BSH Sipas të dhënave të indeksit të prodhimit, vërehet tkurrje e prodhimit në disa nga nëndegët e industrisë përpunuese, sidomos në sektorin fason. Banka e Shqipërisë vëren në Raportin e fundit të Politikave Monetare se, rënia e prodhimit në industritë tekstile dhe të veshjeve, të lëkurës dhe këpucëve, që zënë peshën më të lartë (30.1% për vitet 2012 – 2014) në industrinë përpunuese, sugjeron se kjo industri ka pasur ndikimin negativ më të madh në ecurinë e industrisë përpunuese. Banka shpjegon se, duke qenë industri të orientuara kryesisht drejt eksporteve, kjo mbështetet edhe nga rritja e ulët vjetore e disa zërave të eksporteve të produkteve tekstile dhe të veshjeve të lëkurës dhe këpucëve në tremujorin e parë. Kërkesat e fasonëve për paketën e fiskale Përmes një drafti me 6 pika për paketën e re fiskale, që shoqëron buxhetin e 2016-s, përfaqësues të fasonëve kërkojnë heqjen e tatimfitimit për rastet kur ai shkon për riinvestim në teknologji. “Tatimfitimi që tashmë është 15%, nëse do të investohet nga ky sektor në pajisje dhe teknologji, do të jetë zero. Pikërisht kjo pjesë që tatohet të shkojë në rinovim teknologjie rrit në një shkallë më të lartë kualitetin e produktit”, tha Arben Peci, president i Dhomës Kombëtare të Veshjeve. Kërkesë tjetër e biznesit është rimbursimi i TVSH-së korrente dhe asaj të prapambetur brenda afateve ligjore. TVSH e akumuluar prej vitit 2005 për biznesin fason kap shifrën e 49.3 miliardë lekëve, prej të cilave 43.1 miliardë janë rimbursuar. Ndërsa për vitin 2014-2015, nga 17.4 miliardë lekë, 400 kompani janë rimbursuar në vlerën e 17 miliardë lekëve. Kërkesa të tjera të biznesit janë heqja e TVSH-së për nënkontraktorët, që sipas fasonëve, mund të shkaktojë falimentimin e ndërmarrjeve nënkontraktore, uljen e taksës për ndërtesat, ndryshimin e taksimit në terminalet doganore, nga taksë fikse në taksë orare si dhe faturimin e konsumit të energjisë elektrike, sipas nivelit të tensionit të furnizuar. Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.