"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”

Postuar në 05 Tetor, 2015 14:19

“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve. Biznese të tjera janë në proces”, raporton revista. Lajmi se vlerësimi tatimor i ishte çuar Bnkersit një faturë prej rreth 50 milionë euro, u bë i njohur nga një kronikë e Top-Channel, pak ditë më parë. Lidhur me qëndrimin ndaj kësaj kompanie, ka disa lajme të tjera së fundmi. P.sh po flitet se ajo ka marrë kredi duke vënë si kolateral pasuri shtetëore. Kjo është një çështje më vete që mund të kërkojë sqarime. Por bëhet fjalë për një investitor ndër më të rëndësishmit, nga ata ndaj të cilëve qeveria ishte e paaftë të reagonte siç duhet në momentin e shpërthimeve në Marinëz para një viti. A është rivlerësimi tatimor prej 57 milionë euro një nga format e reagimit të qeverisë? Ndoshta, por kur vjen puna te kompani të tilla, do patur parasysh se në lojë hyjnë interesa dhe aktorë politikë. Bankers ka emra të njohur në bordin e vet, apo njerëz me ndikim, kështu që nuk është ndonjë çudi që edhe disa qëndrime të ndonjë selie diplomatike të shihen edhe përmes filtrit të mbrojtjes së interesave të investitorëve që vijnë nga vendet që ata përfaqësojnë. Sikurse, nuk mund të mos merret në konsideratë se edhe loja e politikanëve me mbështetjen ose jo të ambasadorëve kalon edhe nga ky oportunizëm.

http://www.monitor.al/dhoma-amerikane-dhe-fiaa-priten-qendrime-te-forta-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.