Billboard

Dosjet e kuqe ku fshihen Balili dhe përgjegjësitë e skandaleve të ekipit "proletar"

Postuar në 16 Maj, 2016 23:00

Qeveria po vihet përballë disa skandaleve për të cilat deri më tani nuk është e aftë as të mbrohet e as të shfajësohet, a thua jeton në tjetër planet dhe populli që ka nën vete dhe që i ka rënë për pjesë po i bie në qafë kot.

A kemi ende një Polici të Shtetit?

Postuar në 15 Maj, 2016 15:50

Klemend Balili duket se ka dalë nga Shqipëria dhe askush nuk di të thotë se ku ndodhet. Hamendësimet e Sali Berishës se ai është në Kubë, janë një version që kalohet në heshtje nga Policia e Shtetit me në krye Sajmir Tahirin. Por edhe nëse nuk ka dalë nga Shqipëria, e sigurtë është se Klemend Balili, një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i akuzuar në mediat greke për lidhje me një fill trafiku droge, po fshihet.

Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?

Postuar në 13 Maj, 2016 09:44

Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili.

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Shënim: Berisha, një karrem njësoj si ai në vitin 1997

Postuar në 08 Maj, 2016 18:35

Dy ditët e fundit në disa media është ngritur shqetësimi se një nen i reformës në Drejtësi që flet për hetimin e zyrtarëve të lartë krijon mundësi që ish-ministra të qeverisë së Sali Berishës t’i ikin gjykimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit.

Liberalizimi i përgjimeve, një lojë e rrezikshme me të drejtat e të gjithëve

Postuar në 07 Maj, 2016 01:06

Qeveria aktuale po hedh disa hapa të dyshimtë dhe pa e sqaruar publikun, përmes të cilave hapësira e lirisë dhe të drejtave do të ngushtohet duke rrezikuar të jetë peng i arbitraritetit. E bën më shqetësuese situatën mungesa e argumentimit të vërtetë për nevojën e ndryshimeve ligjore  që prekin privatësinë, mbrojtja e së cilës nuk mund të kuptohet pas funksionimin e gjykatave, si dhe mungesa e provua e kapaciteteve për të realizuar synimet që shpallen. Çfarë po ndodh dhe çfarë po synohet?

***

Shqipëria dhe Kosova, “shtete “që kanë probleme me Protokollin

Postuar në 02 Maj, 2016 11:35

Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës dhe ky është tashmë një fakt i prodhuar nga institucionet e vendit. Ndonëse ceremonia në qendër të Prishtinës i ngjante një dasme të fortësh që pretendojnë se edhe kur marrin frymë ky është interes publik, sërish Thaçi është në mënyrë legjitime numri një i shtetit të ri në Ballkan. Po sa pranohet ky fakt nga pjesa tjetër? Shumë vështirë, madje aq sa sfidon rregullat normale protokollare.

Një kryeministër që përdor kompleksin e inferioritetit si argument dhe mbrojtje

Postuar në 30 Prill, 2016 14:01

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se ka humbur qetësinë në raport me kundërshtitë që ka prodhuar projekti i ri i stadiumit në Tiranë. Ndalimi i disa gazetarëve që kërkonin të hynin në mbledhjen e djeshme ku diskutohej – vetëm nga një njeri – projekti, dëshmon këtë gjë. Kryeministri u justifikua se “ata nuk kishin ftesë”. Apo se “shoqata e arkitektëve e mbështeti projektin”, duke aluduar se atë e miratojnë profesionistët dhe e kundërshtojnë “gjithologët”. Të cilët meqë ra fjala ishin shumë të dobishëm kur i kundërviheshin Berishës thuajse për çdo gjë.

Narratorët e 21 janarit 2011

Postuar në 29 Prill, 2016 14:47

Materialet video që po publikojmë më poshtë janë shpërndarë nga Partia Socialiste në ditët që pasuan ngjarjen e 21 janarit 2011. Është një montim me karakter propagandistik, një investim mbi klimën hiperemotive të krijuar ato ditë, në të cilën PS-ja dhe kryetari i saj, mëtuan të shfaqeshin si zëdhënës të një të drejte të shkelur dhe të një opozite që shtypej. Ndiqni me vëmendje termat që përdoren, muzikën, tonin dramatik të përdorur dhe mandej sillni në vëmendje termat e fundit të përdorur “aksidentalisht” në gjykatë nga këta që në video shfaqen si luftëtarë të paepur për drejtësi.

Qeveria e “ministrave turkoshakë” dhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”: “Punë ka. Profesionistë jo”

Postuar në 28 Prill, 2016 11:04

Sot është hapur në Tiranë “Panairi i Punës” për vitin 2016, i cili i ofron qeverisë një moto si argument të arritjeve të veta: “Në Shqipëri ka punë. Duhen profesionistë”. Nuk është një gjë e re që Panairi i Punës, organizuar nën kujdesin e kësaj qeverie të hapet dhe dominohet nga fryma optimiste në mos entuziaste për Shqipërinë që ofron mundësi reale. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk diti të thoshte asgjë më shumë sesa lajmin e dalë boje tanimë se “ne reformuam Zyrat e Punës”.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard