Billboard

Një institut për historinë zyrtare dhe mashtrimi (gabimet?!) që në relacionin e projektligjit

Postuar në 01 Korrik, 2016 15:45

“Ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore (Instituti) për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”. Kështu thuhet në hyrje të projektligjit të iniciuar nga Partia Socialiste që synon krijimin e një instituti për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka asnjë dyshim që ai është analogji “majtas” i institutit për krimet e komunizmit.

Zoti na ruajtë!

Postuar në 01 Korrik, 2016 11:17

Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma "alla turka", të cilave ka nisur t'u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.

Demokracia e përjashtimit

Postuar në 28 Qershor, 2016 10:44

LSI është investuar shumë që të prezantohet si një parti që mbështet pa rezerva reformën në drejtësi. Këtij qëllimi i shërbeu edhe përjashtimi i deputetit Përparim Spahiu, pas një reagimi të tij në tuiter për çështjen e vetingut ose të monitorimit ndërkombëtar të Komisionit që do të verifikojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dhuna mbi fëmijët dhe një ministre si hallvë e ftohtë

Postuar në 21 Qershor, 2016 15:00

Ngjarja e djeshme e kopshtit privat ku dhunohet një fëmijë 3 vjeç ka nxjerrë në dritë shumë të keqe sistemin e edukimit që funksionon në Shqipëri. E vërteta është se të gjithë prindërit detyrohen të kërkojnë mjedisin ku do të çojnë fëmijën e tyre duke u besuar të njohurve, garancive që jepen nga përvoja të tjera apo rekomandime gjysëm thashethemesh se “atje është filan edukatore e vjetër”, apo “drejtoresha është shumë e zonja”. Ky është problemi më bazik që nuk do të duhet të ekzistonte, por ja që ekziston.

Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Postuar në 19 Qershor, 2016 17:57

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

Për një drejtësi “të njerëzve tanë”

Postuar në 16 Qershor, 2016 14:26

Sot u shfaq para mediave ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas tij në uniformë qëndronte Haki Çako,i qeshur dhe jo me çehre të prishur si në rastin kur e shkarkuan si “Zhukovi në ajër”; ishte edhe Ardian Çipa, i akuzuar rëndë nga përfaqësues të opozitës. Sajmir Tahiri konsumoi teatrin e radhës para qytetarëve, por kësaj radhe pa akuza për gjyqtarët, ndaj të cilëve ai dhe Edi Rama çfarë nuk thanë këto ditë. “Rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtësisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur.

Mungesë fleksibiliteti

Postuar në 10 Qershor, 2016 18:59

Donald Lu, ambasadori amerikan në Shqipëri, e ka mbyllur me dështim misionin e tij për negociimin e reformës në drejtësi dhe kalimin e saj me konsensus në Parlamentin shqiptar. Tri ditë më parë, përfaqësia e tij diplomatike publikoi një deklaratë në të cilën u thuhej shqiptarëve në gjuhën shqipe se “qeveria u tregua fleksibël, kurse opozita jo”. Më tej, ambasada e konsideronte të mbyllur opsionin e diskutimeve të mëtejshme duke shpallur mbështetjen për procedurën e propozuar nga kryeministri për kalimin e draftit në Parlament.

Qeveri + Donald Lu, më pak se 94 vota

Postuar në 08 Qershor, 2016 21:24

Ambasada amerikane është përfshirë në zhvillimet e brendshme politike shqiptare deri në kufijtë e një etike që sado formale është mirë të ruhet. Të gjithë e kanë mirëpritur angazhimin e kësaj ambasade dhe titullarit të saj që me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që e kanë mirëkuptuar kur në mënyrë metaforike dhe ironike krahasonte mosreagimin e shqiptarëve me delet.

Komisari i Dritës*

Postuar në 08 Qershor, 2016 13:02

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili është nën hetim nga Prokuroria për pengimin e veprimeve që çojnë në zbardhjen e së vërtetës për çështjen e pajisjes së Interforcës italiane i qëndroi sot retorikës se kjo nuk është një çështje ligjore, por një betejë parimore mes të mirës dhe së keqes.

Ministri tha se vendimi i Gjykatës për të pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është politik dhe i ndërmarrë nga një prej anëtarëve të Frontit të së Keqes, duke përdorur termin e shpikur një ditë më parë nga kryeministri.

Triumf i axhendës/ave personale

Postuar në 06 Qershor, 2016 22:42

Takimi mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës përfundoi pa produkt. Të dyja palët, përkatësisht kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, fajësoi PD-në për dështimin duke e akuzuar se është ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama lexoi një fjalim të prapërgatitur në letër, një provë se ai hyri në takim me pritmërinë e dështimit. Lulzim Basha, pasi arriti një takim simbolik, u tha shqiptarëve se Edi Rama do të kapë drejtësinë.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard