Billboard
A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?
Denoncimi për kërcënimin ndaj profesorit Mynyr Koni ka rihapur debatin nëse elita jonë akademike është apo jo e politizuar. Ministrja e Arsimit thotë që jo. Sipas saj në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Për ministren kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika.
Faturistët e 900 milionë €
Prokuroria shqiptare formuloi para disa ditësh akuzën penale për ish-drejtorin e CEZ Albania, Josef Hysek, sipas të cilës çeku që drejtonte kompaninë në fjalë ka abuzuar në shifrën e 5 milionë dollarëve. Kjo është një shifër të cilën e pretendon organi i akuzës dhe që do të duhet të konfirmohet nga gjykata. Marrja në konsideratë e kësaj akuze, të shtyn që të shtrosh disa pyetje mbi mënyrën e realizimit dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ në momentin e kalimit të aksioneve sërish drejt shtetit shqiptar.
Vendosmëria e të pavendosurve, kujt do t'i mbetet në derë reforma në drejtësi?
Duke kuptuar se koha po kalon dhe reforma në drejtësi po kthehet në një prolog deklaratash pa produkt, socialistët bënë një lëvizje të sforcuar me Fatmir Xhafën për të treguar se partia që udhëheq koalicioin e majtë është e vendosur për të plotësuar një imperativ të shqiptarëve siç është reforma në drejtësi.
Vetëm hetimet nuk kanë vlerë – ministrja e Mbrojtjes: Dekoratë pas statusit “Dëshmor i Atdheut” për pilotët
Mimi Kodheli, për ca kohë gëzonte një imazh të mirë mes ministrave të një qeverie që përflitet për çdo gjë dhe që gjithënjihet nga të gjithë si e paaftë. Fakti që drejton një ministri që për shkak të profilit qëndron larg debatit të ditës, i ka lejuar ministres që të fitojë pikë imazhi përmes heshtjes. Fati i keq e solli që një ngjarje të Grizë të Shkodrës të zbulojë shumëçka për zonjën Kodheli, ministre e Mbrojtjes.
Dekori zhgënjyes i Bashës
Kryetari i opozitës mblodhi të hënën tryezën e aletaëve, me të cilët Partia Demokratike do të bashkojë fuqitë për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një përpjekje për të treguar se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndeeshme dhe një qeverisje më të mirë nga kjo aktualja. Po kush janë këmbët e vogla të opozitës, që shfaqen në krah të kryetarit të PD-së dhe që premtojnë ditë më të bardha për shqiptarët. Le t’i marrim me radhë.
Vetëm konkurset ishin mangët nga Prokuroria e Adriatik Llallës
Gazeta “Dita” raporton për dyshimet që janë ngritur për trukim në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme për tre prokurorë të rinj. Shkruan gazeta në fjalë: “Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali. Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.
E kemi një virtyt: Meritojmë më shumë...
Sot është prezantuar një strategji e re në luftën kundër korrupsionit. Kështu njoftojnë mediat për takimin e “prezantimit te një strategjie të re në luftën kundër korrupsionit”. Frëza të tilla si këto të strategjive të reja të lënë krejtësisht indiferent sa kohë që ato janë përpjekje për të shpikur metoda dhe metodologji kur rruga kryesore dhe e vetmja, zbatimi i ligjit, është e shkatërruar. Një rrugë ku ata që janë menaxherët dhe mbikëqyrësit, pra gjyqtarë e prokurorë bashkë me politikën, janë problemi dhe jo zgjidhja.
Opozita mund dhe duhet të bëjë diçka më shumë sesa vetëm të konstatojë probleme
Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje.
Pazari që mund të shitet për Marrëveshje
Prej dy ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka ndryshuar tonin dhe termat e komunikimit me opozitën. Duke nisur që nga konferenca për shtyp me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Hahn, Partia Demokratrike ka pushuar së qeni “Shqupi” dhe “qeveria në mërgim”. Ajo është tani e ftuar për dialog të nivelit të lartë, aty ku mund të përcaktohen disa piketa për të ecur më tutje me reformat si dhe për dhënë një sinjal ndaj Europës aq i nevojshëm për qeverinë në kuadër të procesit të Integrimit.
Ka mbetur më njeri që beson se kjo bëhet për një kënd lojërash?
Protesta e vazhdueshme te Parku i Liqenit dhe kundërpërgjigja policore po krijojnë dy llogore që luftojë për një kauzë që nuk po duket reale. Fjala është për një kënd lojërash për fëmijet, i cili në fakt, nisur nga pamjet i ka hapur rrugën hedhjes së betonit në një zonë të gjelbëruar, e fundit e mbetur disi e imunizuar nga ngjyra gri.