Qeveri + Donald Lu, më pak se 94 vota

Postuar në 08 Qershor, 2016 21:24

Ambasada amerikane është përfshirë në zhvillimet e brendshme politike shqiptare deri në kufijtë e një etike që sado formale është mirë të ruhet. Të gjithë e kanë mirëpritur angazhimin e kësaj ambasade dhe titullarit të saj që me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që e kanë mirëkuptuar kur në mënyrë metaforike dhe ironike krahasonte mosreagimin e shqiptarëve me delet.

Një ndihmë në proceset të vështira është shumë e nevojshme. Por sot ambasada ka ndikuar me thirrjen e saj mënyrën sesi deputetët duhet të votojnë, duke akuzuar një palë pjesëmarrëse në procesin e reformës në drejtësi si jofleksibël.. Ambasada ka akuzuar PD-në si jo fleksibël dhe më tej, ka mbështetur qeverinë që të vazhdojë e vetme në miratimin e saj.

Ky përbën incident të rëndë, pasi është ndërhyrje në sovranitetin e parlamentit, qoftë ky një parlament i inkriminuar. Nëse kjo ndërhyrje do të ishte në emër të parimeve apo një politike parimore, kjo edhe mund të justifikohej, meqenëse në daljet e tij, Donald Lu i referohet shpesh fjalëve si demokraci, drejtësi etj.. Po a është kështu? Mbetet e dyshimtë.

PD-ja dha dy përgjigje pas deklaratës së ambasadës: së pari publikoi një letër që kryeministri Edi Rama, i dërgonte kreut të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ku njoftohej ardhja në Shqipëri e 1900 muxhahedinëve iranianë. Së dyti, deputeti Oerd Bylykbashi, publikoi pjesë nga e-mail dërguar PD-së nga partenerët, ku varianti i vendeve të rezervuara ishte i pranuar. Një intepretim fillestar na thotë se letra për muxhahedinët është garancia që Edi Rama ka në këtë lojë, duke fituar mbështetje nga SHBA. Por nëse është kështu, atëherë thjesht drejtësia po ndërron duar. Qëndrimi i ambasadës përballë e-maileve merr një tjetër kuptim. Apo lexohet si i njëanshëm.

Ky tashmë është problem i diplomacisë amerikane që ka në Tiranë një ambasador që gjendet shumë i përfshirë në procese politike, ku ka humbur ekuilibrin e arbitrit, të cilin ia kishin njohur e toleruar të gjithë.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Asnjanesi, asnjanesi.
Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te kete.
Kjo gje, eshte kultivuar nga made in Sali berisha.
Ka nderruar vetem kahja.
Ketu, fillon problemi.
Kur ishte nga Saliu, ishte mire, tani qe ka nderruar kahje, qenka e keqe.
Me pozicionin, qe po mban sot Sala, Luli dhe PD, me kujtojne Enver Hoxhen, dhe fjalimet e tija kunder imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik, duke botuar nder gazeta, korespondencen qe kishin patur me seicilin nga keto qe permenda, duke e VETECUAR vendin ne izolim te plote, deri ne vetmohim, me parulla idiote si EDHE BARE HAME NE SHQIPTARET, PARIMET E MARKSIZEM LENINIZMIT NUK I SHKELIM.
E mbi te gjitha, gomarlleqet politike te Sali Berishes, duke supozuar me imagjinate se na paskan rrethuar amerikanet dhe europianet, per te eleminuar PD. IDIOTIZMA dhe PARANOJA, nga frika e ndeshkimit, per krimet e kryera. A mund te jene te verteta valle ? ? ?
Zoti dhente drejtesi per ne shqiptaret.
Jemi vend i vogel.jemi fukarenj.
Por, nuk jemi budallenj.
Tung.

Submitted by koromania (not verified) on

Cfare gabimi qe paska bere Rama ! Paska bashkepunuar me imperializmin amerikan ? Bo,bo,boooo!

Submitted by Spartak Braho s... (not verified) on

Kur te shkruhet nje dite historia e "Rilindjes"
do citohet Edi Rama kur shprehej se "Spartak Braho ishte gjysem i PS dhe gjysem i LSI", me pas u tha se Spartak Braho ishte antar i PS dhe deputet i LSI...

Pardje, teksa fliste tek Kol Balla per varesine e Lul Bashes nga Sale Berjosha, Edi Rama beri nje paralele te cuditshme: "Eshte njelloj sikur Ilir meta te marre mendimin e Tak Brahos!", u shpreh Rama.

Nuk e pyeti askush me tej: qe Taku ka dale ne pension? Po pse piekrisht ne kete moment? Ishte me semundje,

...apo mund te ndodh qe Tak Braho ta keshilloj Ilirin e te Vetet te mos votojne Reformen?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.