Billboard

Përmbahuni një çikë se ju njeh gjithë dynjaja kush jeni!

Postuar në 04 Shtator, 2016 12:44

Sot Vatikani shenjtëron Nënë Terezën për veprën e saj të bamirësisë në Kalkuta. Edhe Papa Françesku në fjalët e tij përmendi veprën e bamirëses në Indi dhe mesazhin e veprës së saj. Në nderim të origjinës së saj Vatikani i la vend edhe gjuhës shqipe në ceremonitë e veta, duke njohur kështu rëndësinë e origjinës së Terezës. Mirëpo shenjtërimi duhet ta pranojmë se lidhet me veprën dhe ato që Kisha Katolike i quan mrekulli. Pra vepra e njeriut në këtë rast ka rëndësi thelbësore, kurse origjina është një hollësi.

Vdekjet në Sharrë nuk janë njësoj...

Postuar në 02 Shtator, 2016 15:08

Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës është prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës. Arditi 17 vjeçar vdiq aksidentalisht për të zbuluar me fatkeqësinë e tij një dukuri të errët ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës. Punën në të zezë me lejen e autoriteteve shtetërore, nën hundën e tyre për fitim dhe llogari të kompanive private. Natyrisht askush nuk e ka dashur vdekjen e Gjoklajt; ajo është nga ato që qeveritë shqiptare i klasifikojnë si “aksidente”, me prapashtesa të tipit “teknologjike”.

Landfilli i Sharrës, çfarë fshehin Bashkia e Tiranës dhe Erjon Veliaj?

Postuar në 25 Gusht, 2016 15:20

Faqja pranë qeverisë shqiptare, apo më saktë kabinetit të kryeministri Edi Rama, “lexo.al”, ka dalë sot me një version të vetin për çështjen e gazetares Alida Tota dhe investigimit për landfillin e Sharrës. Pasi e vendos të gjithë problemin mbi kontesktin e një hakmarrjeje të Koço Kokëdhimës ndaj Erjon Veliajt për shkarkimin nga ky i fundit të drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Neritan Gjodeshi, “lexo.al” jep këtë konkluzion:

Lehja është luks në Shqipërinë e Rilindjes

Postuar në 19 Gusht, 2016 14:00

Kryeministri ka rënë së fundmi në sevda të madhe me një shprehje: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Kuptimi dihet: Ne punojmë, ziliqarët dhe të paaftët do të flasin, apo llapin, siç shkon më mirë në këtë rast.

Shteti që vret dhe parajsa e të çmendurve

Postuar në 18 Gusht, 2016 19:23

Gushti i këtij viti do mbahet mend për kanibalizmin e pashoq ndaj 12 vjeçarit Andrea Zani në Palasë, koka e të cilit u shëtit në fshat për më shumë se 2 orë nga xhaxhai i tij, i sëmurë mendor. Është nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe që ngre pikëpyetje shumë serioze lidhur me aftësitë tona humane për të bashkëjetuar me garancitë që të jep një shtet si ky i yni.

Polifonia e gënjeshtrave verore

Postuar në 17 Gusht, 2016 14:42

Nuk dihet për ç’arsye muajit gusht i ngjisin kaq shumë polemikat. Këtë vit ka shumë të tilla: për futbollistë tradhëtarë, për tradhëti në koalicionin e qeverisë, ka polemika për isopolifoninë ku edhe aty janë identifikuar maskarenjtë e radhës. Natyrisht agjentët imunitarë, aktivistët, propagandistët, mbrojtësit profesionistë të popullit dhe lavdisë së tij, vetëveprojnë, me iniciativë, pse ashtu ua kërkon ndërgjegja. Të paktën kaq dimë ne, e kaq shohim.

Rroftë e shkuara, poshtë e shkuara! (Foto)

Postuar në 14 Gusht, 2016 11:50

Prishja e dy bazorelievëve në fasadën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe më pas reagimi i kryeministrit që i quajti mballoma vulgare të komunizmit, ka nxjerrë sërish në pah paqëndrueshmërinë e vetë kreut të qeverisë, por edhe qeverisë që përfaqëson në raport me të shkuarën komuniste. Ka qenë kjo qeveri që ka rivitalizuar për qëllime muzeale sipas saj objekte të kohës së komunizmit. Le të përmendim këtu muzeun "Bunkart", Shtëpinë e Gjetheve apo dhe ndërtimin e bunkerit në krah të Mistrisë së Brendshme, por edhe parrulla.  

Një opozitë në mbrojtje dhe me një lojë të dalë boje

Postuar në 10 Gusht, 2016 17:01

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është padyshim më i sulmuari në qeverinë e koalicionit PS-LSI. Dhe kjo nuk është një praktikë e re: edhe gjatë opozitës socialiste, sidomos në prag të zgjedhjeve, ish-ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, apo Flamur Noka pas tij, bashkë me punonjës të ndryshëm policie ishin në qendër të akuzave të PS-së. Kulmi i kësaj lloj opozite që vendos barazimin polici/krim, ishte skenari i dhjetorit 2010, kur socialistët nxorën në skenë Daut Kadriovksin.

Pse duhet t'i besojmë Edi Ramës për Fatmir Xhafën?

Postuar në 07 Gusht, 2016 11:58

Ditët e fundit Partia Demokratike ka aktivizuar një akuzë të vjetër për Fatmir Xhafën, vëllai i të cilit sipas saj rezulton të ketë qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës. Partia Demokratike thotë se për Agron Xhafajn ka patur një kërkesë ekstradimi, por që është mbajtur e fshehur nga qeveria. Për këtë pretendim të saj Partia Demokratie ka bërë publik edhe një vendim të Gjykatës së Lartë të Venezuelës. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht me akuzat nga selia e Partisë Demokratike, për rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë kundërdeklaratë nga selia kundërshtare.

Nuk duhen burra, mjafton zbatimi i Ligjit

Postuar në 05 Gusht, 2016 15:03

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur një fushatë mediatike për rregullimin e imazhit përmes së cilës po synon të riafirmojë forcën e vet. Ose profilin e një njeriu të fortë në politikë dhe që e mban presionin. Atë malësorin pra nga Skrapari që mund ta gjejmë në figura si Xhelal Staravecka, Riza Cerova, apo Mestan Ujaniku. Edhe pse këta të tre provuan se nuk kishin talentin e malësorit alla Meta, për ta dredhur e mandej për t’u shfaqur si më i zoti.  Dhe e ka bërë jo pak herë këtë.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard