Billboard
Konsensusi heq avantazhin elektoral të Edi Ramës. Mos vallë takimet e radhës duhen mbajtur të hapura?
Siç është bërë e njohur, pas takimit të djeshmë mes Ilir Metës, Lulëzim Bashës dhe Edi Ramës nisi puna e negociatorëve për përpilimin e një teksti konsensual për pikën e diskutueshme të vettingut. Sot u zbardh fakti se negociatorët kishin dështuar, ndonëse PD dhe LSI ishin në sinkron sa i përket qëndrimit se përgjegjës për këtë dështim, është Edi Rama. I marrim me radhë se çfarë thanë sot njëri pas tjetrit politikanët shqiptarë, menjëherë pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu:
Edi Rama:
Ça të bëj tani?
Ai që duket se ka dilemat më të mëdha pas mesazheve të Ilir Metës është kryeministri Edi Rama. Ndodhet para faktit publik ku një pjesë e qeverisë është shprehur kundër variantit të pjesës tjetër të qeverisë për reformën në drejtësi.
Praktikisht fjalimi i Metës zbuloi se Edi Rama deri dje ka folur në emër të një axhende personale që e promovon nga facebook-u dhe jo si kryeministër i një mazhorance. I paaftë të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr negociatat me opozitën, kryeministri i la përgjegjësinë ambasadës amerikane për të zgjidhur çështjen e reformës në drejtësi.
Na duhet reforma në drejtësi, jo fitoret politike me të
Sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar rreth incidentit në Presidencë, ku u përfolën lloj-lloj skenarësh. Mirëpo në vend se ministri të shprehet si ministër i Jashtëm, ai shfaqet më i akomoduar me gjuhën e një ish-opozitari të kurdisur nga zyra e Edi Ramës.
Loja e “filoperëndimorit” të vetëm në Tiranë. Dhe një ndihmë nga një zyrtar i nivelit të dytë gjerman
Ambasada gjermane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të një zyrtari të nivelit të dytë në Ministrinë e Jashtme Federale, drejtorit për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale, Ernst Reichel. Sipas këtij zyrtari fajin për zvarritjen e reformës në drejtësi e ka opozita shqiptare, konkretisht Partia Demokratike. “Pas një pyetësori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh.
Cila histori festohet?
Partia Socialiste ka vendosur sot nuk dihet për ç’arsye të festojë 25 vjetorin e krijimit të saj më 12 qershor 1991. Është një festë që e gjen këtë parti larg atij skeleti dhe mendjeje të viteve të para, apo edhe të periudhës së parë qeverisëse. Nuk lidhet me një apo dy emra, por me një frymë që u gjeti përfaqësim disa vlerave, degradimi dhe braktisja e së cilave nisi gjithsesi qysh atëherë.
Po negociohet, apo shantazhohet? Dhe me çfarë?
Për reformën në drejtësi – amendimet kushtetuese – është vënë tashmë një datë kufi. 21 korriku u deklaruar nga ambasadori amerikan në Tiranë si dita e seancës ku do të provohet vota e parlamentarëve shqiptarë. Siç është bërë e njohur, selia diplomatike amerikane në Tiranë, e pas saj edhe kryeministri me Partinë Socialiste, po e përqendrojnë energjinë te arritja e kuorumit, te numri 94 për të cilin po negociohet përditë.
Kryeministri që fshihet pas ndërkombëtarëve
Kryeministri është e qartë se po shkon sipas planit amerikan për reformën në drejtësi, duke bërë më shumë në rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarëve sesa kryeministrit që mund të veprojë sipas planit të tij politik. Këtë e vërtetoi edhe me reagimin e një ditë më parë ku i ktheu përgjigje propozimt të Partisë Demokratike për formulën e re të zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Kryeministri foli jo për bindjen e tij dhe shumicës si palë politike, por në emër të Beukselit dhe Uashingtonit.
"Struci" i rendit dhe i sigurisë
Sot Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe titullarit të saj, Sajmir Tahiri, i ka ardhur në ndihmë media. Një raport i publikuar fillimisht nga “Top-Channel” për një testim të kryer në perimetrin e aeroportit të Rinasit ka bërë xhiron e të gjitha mediave, në funksion të një qëllimi: përgjegjësinë për sigurinë në një hapësirë të caktuar të aeroportit të Tiranës, me përkufizim Objekt i Rëndësisë së Veçantë – e kanë disa firma nënkontraktore private që kanë neglizhuar sugjerimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe të Policisë së Shtetit.
Një institut për historinë zyrtare dhe mashtrimi (gabimet?!) që në relacionin e projektligjit
“Ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore (Instituti) për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”. Kështu thuhet në hyrje të projektligjit të iniciuar nga Partia Socialiste që synon krijimin e një instituti për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka asnjë dyshim që ai është analogji “majtas” i institutit për krimet e komunizmit.
Zoti na ruajtë!
Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma "alla turka", të cilave ka nisur t'u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.