Polifonia e gënjeshtrave verore

Postuar në 17 Gusht, 2016 14:42

Nuk dihet për ç’arsye muajit gusht i ngjisin kaq shumë polemikat. Këtë vit ka shumë të tilla: për futbollistë tradhëtarë, për tradhëti në koalicionin e qeverisë, ka polemika për isopolifoninë ku edhe aty janë identifikuar maskarenjtë e radhës. Natyrisht agjentët imunitarë, aktivistët, propagandistët, mbrojtësit profesionistë të popullit dhe lavdisë së tij, vetëveprojnë, me iniciativë, pse ashtu ua kërkon ndërgjegja. Të paktën kaq dimë ne, e kaq shohim.

Ky nuk do të ishte ndonjë problem i madh, po të qe se në këtë tallava, amplifikuar për hir të klikimeve të mos përfshihej edhe kryeministri aktual, që qeveris edhe si polemist. Një drejtuesi ekzekutiv që bën shumë pak punë, polemika, zhurma, mjegulla, diversioni, të gjitha ato që dëgjojmë t’i kritikojë si parimor i madh te media, i bëjnë shumë punë.

Le të kthehemi një vit më parë e të hedhim sytë nga “çështja e ditës” e gushtit 2015. Në ato kohë temë kryesore ishte prishja e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, e shkatërruar natën nga INUK, ndonëse u deklarua se ishte një godinë e rëndomtë. Këshilltari i Edi Ramës, Artan Shkreli, lëvrinte i axhituar sa në një ekran në tjetrin me emrin e Nilo Katalanos në gojë, murgut bazilian që kishte hapur shkolla shqipe në këtë zonë shekuj më parë. Pas Shkrelit edhe kolegu i tij Lame me të njëjtat teza. Çështja e Katalanos dhe merakut për gjuhën shqipe shkoi deri “lart”, aty prej nga ku erdhi edhe gjëmimi ndaj kishës-garazh. Kryeministri nuk përtoi, por i hodhi ca radhë në Twitter, ku shkruante:

Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë”. Fjali në erë, pasi asnjë projekt nuk u pa e as nuk po shihet.

Katalano u shpall thuajse profeti zyrtar i shqiptarisë qeveritare dhe fotoja e tij zëvendësoi në profilet e Facebook-ut edhe atë të Ismail Qemalit.

Mirëpo çfarë ndodh sot pas një viti me këtë garazhin e prishur natën? Sigurisht, ASGJË. Për zonën e bregut janë dhënë koncesione, Himara dhe fshatrat po rilindin siç na thotë kryeministri; pra lekë janë hedhur jo pak, por Nilo Katalano mbeti që mbeti vetëm në Facebook. Edhe trashëgimia kombëtare nuk po gjen atë kararin e premtuar tuiterisht nga kryeministri.

Arsyeja është e thjeshtë të merret me mend: Kisha u prish qëllimisht, jo për të ndjerin Katalano të cilit me të vërtetë që i duhet ngritur një bust për të kujtuar atë që bëri, por për të ndërruar vëmendjen. Kjo e kishës, e bashkë me të edhe përrallat e Edi Ramës me Shkreli-Lamen që ja presin në isopolifoninë e gënjeshtrave verore qeveritare, lidhej me atë problemin e madh që iu mahis qeverisë dhe disa prej ministrave të Ramës: dështimi në tatime, me një gropë që nuk fshihej dot më, problemet e ministrit të Brendshëm që u kap duke qëndruar në një hotel në Korfuz që kushtonte deri në 3000 euro/nata, e të tjera dhimbje koke që vinin nga “këneta mediatike”, i prishin gjumin kryeministrit polemist. Pa harruar këtu se fushata e Ilir Beqjas për dezinfektimin nuk kishte nisur ende dhe mushkonjat, të të gjitha varieteteve, pickonin qetësinë e shumëkujt.

Një vit pa bërë asgjë për të kompensuar atë zhurmë aq të madhe dhe atë akt banditesk të sforcuar.  Duke e lënë Katalanon pa nam e pa nishan.

Por nuk duhet vrarë edhe kaq mendja.

Sepse është e udhës që zotërinë që sot qeveris të mos e marrë më njeri edhe aq seriozisht kur merr poza, kur trash zërin, kur hedh në media “heshtjen e presionit” ndaj Ilir Metës, kur vë dorën në zemër e flet për kombin, apo kur vendos tre lapsa në xhep e shëtit në bulevard si tribun i fjalës së lirë. Është humbje kohe. Thjesht do marrë më seriozisht kur poston foton e ndonjë godine të rikonstruktuar, rehabilitimin e ndonjë sheshi, rishikimin e ndonjë projekti ku mbijnë qendra tregëtare apo parkingje. Këtu do lexuar se diçka po lëviz vërtet. I do bërë like, i do bërë share. Kush të ketë qejf edhe mund ta duatrokasë. Sa për të tjerat, “dokrra hini”, siç thotë ajo shprehja që edhe vetë e ka shumë për zemër. 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Respublika dikur i bente elozhe dhe e shikonte si te vetmen mundesi per clirimin e Shqiperise nga Saliu.... Tani ka filluar ta godase Edin per x apo y apo.....! Rama i ben hesapet si politikan! Qellimi jane votat! Ky ka llogaritur qe 60% te votave i ka ne xhep! Mjafton ta kete mire me LSI! Si i mbajti premtimet, si jo, nen 60% nuk do bjere! E provoi edhe me mbeshtetjen e te majtes ne zgjedhjet lokale! 59 me 2 i fitoi e majta keshillat bashkiake dhe te mos kishte patur prishje me Tom Doshin 61 me 0, madje edhe per kryetare bashkish, 61 me 0 po te ishte klima me e mire me LSI! Pra dihet celesi i triumfit te Rames! Atehere keto premtime e muhabete koti nuk cojne peshe! Perse Rama te humbe kohe me keto gjera qe shkruani ju! Sepse Edi nuk ka misionin e Nene Tereses! Detyren e vet e kryen ashtu sic i duhet atij!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Beno, ne kohen qe flet ti, ResPublica ishte e Mero Bazes, mamise se Aleances se Qelbesirave, tani nuk eshte me e Meros, keshtuqe edhe ndonje ndryshim mund te kete ne raport me Edvinin. Ti kujton se keshtu si po pjerdh Edvini andej ketej i ka te siguruara votat per 2017? Nqs ti je kaq i sigurte se Edvini i paska votat, c'te prish pune ty se cfare shkruan Respublica, apo edhe te tjeret? Ku qendron problemi ketu? He?

Dhe sa per ta ditur or taj Beno, detyra e kryeministrit nuk eshte qe te rizgjidhet, por qe per sa kohe ka mandatin t'i sherbeje njerzise ashtu sic duhet, dhe jo sic i duhet atij vete, sic na thua zotrote. Dil nje here andej nga spitalet dhe shiko c'behet, pa leri stadiumet, dil e shif qe ke ujin me orar e s'po behet asnje perpjekje per ta rregulluar gjendjen e leri kullat e rilindjen urbane se te gjitha keto qe po ben Edvini jane si puna e asaj putanes qe kujdeset te duket bukur, packa se i vjen era shurre.

Submitted by Arben (not verified) on

Aspak problem per cfare shkruan Respublika ..etj... ne lidhje me Edin apo PS&Rilindjen! Por desha te konstatoj efikasitetin ne shpenzimin e energjive ne funksion te qellimit i cili nuk realizohet!

Prsh, ne nje ndeshje futbolli objektivi aparencial i skuadrave eshte fitorja e ndeshjes dhe ndoshta joaparencialisht edhe e parave te financuesve permes skedinave, basteve... ! Nqs arrihet objektivi atehere ekipet jane te fituara dhe shperblehen per energjite e shpenzuara! Dhurojne apo jo emocione te bukura kjo eshte sekondare (relativisht)!

Keshtu eshte edhe puna e Edi Rames dhe e asaj cfare perfaqeson ai! Shpenzon energji ne funksion te objektivave te tij dhe ekipit (me kod RILINDJE). Dhe ai i ben golat apo "golat" e tij shume bukur! Objektivat arrihen dhe PS triumfon! A dhuron spektakel apo jo kjo eshte dicka tjeter! Sikur njerezit te ishin me sensibel atehere ndoshta do i duhej te ishte me teper konseguent me disa gjera! Por ky ja del edhe pa keto gjera! Hungaria voton te djathten prej me shume se 10 vitesh dhe PS e Hungarise nuk po e merr vehten kurrsesi nga nje gafe e kryeministrist socialist te kohes! Kurse ketu tek ne Meta e rriti popullaritetin pas asaj videoje! Pra, Edi eshte OK!

Nqs Respublika ka per qellim te sensibilizoje njerezit me lojen antipatike qe ben Edi Rama atehere me duket se energjite po i shpenzon kot! Nqs ka objektiva te tjera atehere i uroj suksesin e Edit e kompani! Paci fat!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une personalisht nuk kam asnje problem me si e paraqit ResPublica kete pune dhe nuk kam ndermend te shkruaj aq sa ke shkruar ti. Puna eshte se ajo qe thua ti rreth punes se Edvinit dhe lojes se futbollit me duket se nuk kane te bejne edhe aq, megjithate po ne ate logjike po te vazhdoj te them qe Carlo Ancelotti, megjithese i dha Realit te Madridit "Te Dhjeten" (meqe qeke qefli futbolli, duhet ta kuptosh se perse e kam fjalen) u pushua si trajner sepse "nuk dha spektaklin e desheruar dhe qe eshte ne traditen e Realit". Kjo sa per te vazhduar me shembullin tend, se po ta perseris une nuk shof ndonje lidhje reale esenciale midis nje loje (pra loje) futbolli dhe jetes 4 vjecare me halle te nje popullsie.

Vec kesaj, jo te gjithe spektatoret e "spektaklit" te Edvinit e konsiderojne ashtu si ti. Le te presim 2017, eshte afer, dhe te shohim kush ka te drejte, Edvini qe po i shpenzon energjite dhe kohen per te vene "make up", apo njerezia qe voton, qe eventualisht mund ta hedhe me bythe perpjete. Eh, cfare gallate kur te bjere me bythe gjithe ajo bina, kam shume qef t;ia shof surratin ne ate cast kur te marre vesh qe nuk eshte me KM. Nejse, mund te kendellet duke ngrene ato qe ka perveteuar pa te drejte gjate kesaj kohe kur populli shqiptar me debillekun e vet proverbial e vuri ne krye te vendit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.