Kisha e Dhërmiut
Polifonia e gënjeshtrave verore
Nuk dihet për ç’arsye muajit gusht i ngjisin kaq shumë polemikat. Këtë vit ka shumë të tilla: për futbollistë tradhëtarë, për tradhëti në koalicionin e qeverisë, ka polemika për isopolifoninë ku edhe aty janë identifikuar maskarenjtë e radhës. Natyrisht agjentët imunitarë, aktivistët, propagandistët, mbrojtësit profesionistë të popullit dhe lavdisë së tij, vetëveprojnë, me iniciativë, pse ashtu ua kërkon ndërgjegja. Të paktën kaq dimë ne, e kaq shohim.
Kur shteti nxit përçarjen fetare: hiqet pllaka nga Kalaja e Lezhës. Kujtesë: Kisha e Dhërmiut u hodh në erë!!!
“Tema” raporton (me burime) se pllakata në Kalanë e Lezhës që kujton Sulejmanin e Madhërishëm, si rindërtues të saj, është hequr. “Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës.
Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut
I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.