koalicioni

Izrael, Bibi del jashtë loje

Postuar në 03 Qershor, 2021 16:10

Kundërshtarët politikë të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re të qendrës së majtë, duke i dhënë fund një drejtimi 12 vjeçar të ekzekutivit nga Bibi. Yair Lapid, politikani i qendrës, i cili vjen nga një familje hebreje nga Novi Sadi, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, kur ishte edhe afati i fundit, arritjen e marrëveshjes politike, por ka shprehur frikën se Netanyahu mund të zvarrisë dorëzimin e pushtetit.

Netanyahu ia del sërish. Arrin marrëveshje qeverisjeje me rivalin kryesor, Benny Gantz

Postuar në 20 Prill, 2020 20:06

Netanyahu ka arritur një marrëveshje me ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz për krijimin e një koalicioni të emergjencës. Kjo marrëveshje i jep fund një muaji paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër. 

Austri/Kurz sërish në timon. Arrin marrëveshje të pazakontë me Të Gjelbrit

Postuar në 02 Janar, 2020 14:48

Sebastian Kurz ka “kapërcyer ylberin” duke arritur një marrëveshje plitike me Të Gjelbrit në Austri. Ai ka njoftuar krijimin e koalicionit ditën e ndërrimit të viteve në një konferencë të përbashkët për shtyp me partnerin e ri politik, Werner Kolger. Marrëveshja arrihet tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare që u provokuan nga një video skandal ku shfaqej zv.kancelari Heinz – Christian Strache që ofronte kontrata shtetërore.

Mitsotakis përjashton koalicionin paszgjedhor me Syrizan: Sërish në zgjedhje

Postuar në 26 Qershor, 2019 16:39

Kreu i opozitës kryesore greke, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtur çdo mundës për koalicion paszgjedhor qeverisës me Syrizan, nëse zgjedhjet e datës 7 korrik nuk do të prodhojnë shumicë të qartë. 

Nëse për ndonjë arsye pas zgjedhjeve të 7 korrikut nuk do të mund të krijohet një qeveri, atëherë vendi në mënyrë të padiskutueshe do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve në mes të muajit gusht. Qytetarët duhet të kuptojnë mirë se çfarë do të thotë të mos kesh një mandat të fortë në natën e 7 korrikut

Qesharake. PS-ja u premton aleatëve se do mbrojë votat në zgjedhjet lokale

Postuar në 30 Prill, 2019 15:51

Këto ditë disa media pranë pushtetit iu sulën Shpëtim Idrizit sepse sipas tyre ai tradhëtoi çështjen çame duke u bashkuar në një koalicion me Vangjel Dulen. Në fakt, Idrizi nuk është se e braktis kauzën kur ëhstë me Dulen në një koalicion, ai këtë punë bën tërë kohës.

Finalizohet marrëveshja për qeverinë gjermane

Postuar në 07 Shkurt, 2018 12:11

Finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit të madh në Gjermani, mes konservatorëve të Angela Merkel, dhe socialdemokratëve të Martin Schulz.
Përsa i përket "ndarjes" së ministrive, një burim i cituar nga agjencia Reuters konfirmoi informacionin se socialdemokratët marrin Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Mjedisit, Punës dhe Çështjeve Sociale.

Gjermania merr frymë lirisht

Postuar në 21 Janar, 2018 21:17

Me 362 pro dhe 279 kundër Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani miratoi propozimin e lidershipit për të marrë pjesë në negociatat me Bashkimin Kristiandemokrat (CDU / CSU) në mënyrë që të krijojnë një koalicion të madh nën drejtimin e Angela Merkel.

Mediu: PD-LSI nuk janë në koalicion. Taktikë e përbashkët për largimin e Ramës(video)

Postuar në 09 Janar, 2018 15:17

LSI-ja nuk është në koalicion me PD-në. Të paktën këtë thotë kreu i republikanëve, Fatmir Mediu që në një intervistë për Tema TV Mediu është shprehur se "LSI nuk është në koalicion me PD-në, por është vetëm një pozicion politik me qëllimin e përbashkët  largimin e Kryeministrit Rama.

"Programi i koalicionit të djathtë me LSI është i ndryshëm", shton Mediu.

Koalicioni i madh, Merkel e pafuqishme

Postuar në 26 Nëntor, 2017 13:17

Ndryshimi i dukshëm i qëndrimit të  social-demokratit, Martin Schultz, lë të hapur mundësinë e një koalicioni të madh në Gjermani nën drejtmin e Angela Merkel.

Bisedimet pritet të mbahen të enjten dhe sipas Deutsche Welle sfida më e madhe e udhëheqjes Social-Demokratëve është të bindin mbështetësit e partisë për të pranuar koalicionin me Merkel. 

Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët

Postuar në 05 Shtator, 2017 17:23

Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit  PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.

Pages

Subscribe to RSS - koalicioni