Netanyahu ia del sërish. Arrin marrëveshje qeverisjeje me rivalin kryesor, Benny Gantz
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/04/D04D6938-1916-4761-A459-C39D9B26CB61_2020_04_20_20.jpeg?itok=1B63M1wH)
Netanyahu ka arritur një marrëveshje me ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz për krijimin e një koalicioni të emergjencës. Kjo marrëveshje i jep fund një muaji paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër.
Votimet u mbajtën më 2 mars dhe asnjë rezultat nuk jepte shumicë. Marrëveshja mes të dyve u arrit në kontekstin e krizës së koronavirusit dhe ajo përbën një kompromis shumë të madh nisur nga deklaratat e Gantz dhe njerëzve të tij në parti se nuk do të punonin në asnjë qeveri të drejtuar nga Netanyahu. Mediat raportojnë se kjo lëvizje e ish-ushtarakut ka provokuar humbjen e gjysmës së mbështetësve, pasi beteja kundër Bibit ka qenë parimore përderisa ai e shpëtoi sërish lëkurën nga akuzat për korrupsion. Partneri i Gantz, Yair Lapid udhëhoqi një protestë në Tel Aviv duke akuzuar ish-ortakun politik për braktisje të premtimeve qendrore të fushatës.
Add new comment