Izrael, Bibi del jashtë loje

Postuar në 03 Qershor, 2021 16:10

Kundërshtarët politikë të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re të qendrës së majtë, duke i dhënë fund një drejtimi 12 vjeçar të ekzekutivit nga Bibi. Yair Lapid, politikani i qendrës, i cili vjen nga një familje hebreje nga Novi Sadi, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, kur ishte edhe afati i fundit, arritjen e marrëveshjes politike, por ka shprehur frikën se Netanyahu mund të zvarrisë dorëzimin e pushtetit.

Zhvillimi në fjalë është cilësuar nga mediat e ndryshme si historik sepse në të përfshihet për herë të parë parti palestineze, gjë që është cilësuar nga Netanyahu si e rrezikshme.

Si pasues i mundshëm i kryeministrit aktual pritet të jetë Naftali Benett, një politikan 49 vjeçar që drejton një parti të vogël të djathtë, por që ka vendosur të hyjë në koalicion me të majtët. Ai është një kundërshtar i ashpër i krijimit të shtetit palestinez dhe ka mbështetur zgjerimin e ngulimeve hebreje në Bregun Perëndimor. Kalimi i tij kundër Netanyahut po shpjegohet me frustrimin publik  që provokon emri i kryeministrit aktual që është edhe nën hetim për korrupsion.

Mediat nuk përjashtojnë akte dhune në rast se koalicioni konfirmohet zyrtarisht duke sjellë në vëmendje ngjarjet e 6 janarit në Capitol Hill në SHBA, diçka që ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman e ka cilësuar si të paimagjinueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.