Finalizohet marrëveshja për qeverinë gjermane
Finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit të madh në Gjermani, mes konservatorëve të Angela Merkel, dhe socialdemokratëve të Martin Schulz.
Përsa i përket "ndarjes" së ministrive, një burim i cituar nga agjencia Reuters konfirmoi informacionin se socialdemokratët marrin Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Mjedisit, Punës dhe Çështjeve Sociale.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, ministër i financave në qeverinë e re të koalicionit do të jetë kryebashkiaku socialdemokrat i Hamburgut, Olaf Scholz, ndërsa Martin Schulz do të jetë ministri i ri i jashtëm.
SPD është në favor të shpenzimeve në rritje kundër masave shtrënguese dhe pozicionimi i tij do të thotë distancimin nga nga politika shtrënguar fiskale e paraardhësit të tij, ëolfgang Schaeuble.
Kristian Demokratët e Angela Merkel do të marrë portofolin e Ministrisë së Ekonomisë, Shëndetësisë, Energjitikës, ekonomisë rurale dhe Mbrojtjes.
Konservatorët e Angela Merkel (CDU / CSU) dhe Social Demokratët (SPD) kanë rënë dakord që kohëzgjatja e kontratave të punës me afat të caktuar duhet të kufizohet në 18 muaj, krahasuar me 24 muaj që është sot në fuqi.
Add new comment