Mitsotakis përjashton koalicionin paszgjedhor me Syrizan: Sërish në zgjedhje
Kreu i opozitës kryesore greke, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtur çdo mundës për koalicion paszgjedhor qeverisës me Syrizan, nëse zgjedhjet e datës 7 korrik nuk do të prodhojnë shumicë të qartë.
Nëse për ndonjë arsye pas zgjedhjeve të 7 korrikut nuk do të mund të krijohet një qeveri, atëherë vendi në mënyrë të padiskutueshe do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve në mes të muajit gusht. Qytetarët duhet të kuptojnë mirë se çfarë do të thotë të mos kesh një mandat të fortë në natën e 7 korrikut
citohet ai.
Mitsotakis që drejton partinë Demokracia e Re u është drejtuar votuesve me thirrje të qarta që të amrrin pjesë në zgjedhje. Ai qëndron përpara në sondazhe krahasuar me kryeministrin aktual grek, Alexis Tsipras, që ndodhet në momente të vëzhtira.
Ne kemi një optikë shumë të ndryshme me Syrizan dhe z. Tsipras për sa i përket ekonomisë, për mënyrën sesi funksionon demokracia, sa shumë i respektojmë institucionet dhe se çfarë do të thotë demokraci, përgjegjësi, llogaridhënie dhe tranasparencë. Ne dhe unë, nuk mundet në asnjë mënyrë të imagjinojmë që Demokracia e Re të arrijë një mirëkuptim sot me Syrizën e sotme
ka thënë Mitsotakis.
Media greke “To Vima” ka vënë në dukje gjithësesi se Mitsotakis nuk ka shpjeguar se çfarë do të thotë me shprehjen “Syriza e sotme”, duke aluduar se mundësia e një koalicioni të imponuar nga rezultati nuk është aq kategorike sa duket, por ndoshta lidhet me emrin e kryeministrit aktual, Tsipras.
Add new comment