Koalicioni i madh, Merkel e pafuqishme

Ndryshimi i dukshëm i qëndrimit të social-demokratit, Martin Schultz, lë të hapur mundësinë e një koalicioni të madh në Gjermani nën drejtmin e Angela Merkel.
Bisedimet pritet të mbahen të enjten dhe sipas Deutsche Welle sfida më e madhe e udhëheqjes Social-Demokratëve është të bindin mbështetësit e partisë për të pranuar koalicionin me Merkel.
Siç shpjegoi Schultz, arsyeja për t'ë hyrë në bisedime të enjten e ardhshme me kancelaren Angela Merkel ishte kërkesa e Presidenti Frank-ëalter Steinmeier. Por Schultz nuk ka arritur të bindë të rinjtë socialdemokratë në takimin që pati me të.
Kur u largua nga salla e konferencave, të rinjtë e shoqëruan me moton "asnjëherë kurrë një koalicion i madh". Ky është mendimi i shumicës së bazës social-demokrate. Një dështim në bisedimet e së enjtes me shumë gjasë e çon Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme.
Add new comment