koalicioni

Dashuria mbaroi, lypet qetësi!

Postuar në 21 Korrik, 2016 10:28

Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.

Rënia e koalicionit qeverisës dhe çështja “periferike” “Tahiri”

Postuar në 17 Korrik, 2016 22:10

Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me zhvillime politike që përqendrohen te deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Koalicionit qeverisës i mungon tanimë baza mbështetëse, mungon vullneti i një pale konstituive të tij, që ka ndasi thelbësore, pse jo interesa të kundërta me palën tjetër, konkretisht PS-në.

Por ndërkohë që brenda mazhorancës priteshin lëvizje të tilla, Partia Demokratike mbajti në axhendë dy çështje që lidhen me të njëjtin person: ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Konsensus, ose destabilitet politik. Meta: “Dorëhiqem pas miratimit të reformës. Zgjidhja është një qeveri ekspertësh”

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:31

Ai që quhet koalicion mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se ka përfunduar dhe është inekzistent, të paktën sa i përket reformës në drejtësi. Në një dalje të nervozuar para mediave, kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar hapiur se çdo reformë e miratuar pa konsensus me opozitën, pa integritetin e nevojshëm, do të çonte Shqipërinë në një situatë të ngjashme me Maqedoninë.

Koalicioni ka marrë fund. Drejt zgjedhjeve*

Postuar në 14 Korrik, 2016 20:43

Përpjekjet e shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar për një reformë në drejtësi, po prodhojnë një koalicion të ri në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka ndarë në dy kampe politikën shqiptare. Pas deklaratës së sotme zyrtare të LSI, ajo ka një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste në pushtet dhe diplomatët perëndimorë rreth reformës, duke ju bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike.

Të pavendosur nëse do të dalin bashkë në 2017

Postuar në 25 Maj, 2016 12:36

Bashkimi me LSI-në ishte mënyra më e lehtë që Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama të vinte në pushtet në 2013-ën. 2 vite e gjysmë bashkëqeverisje u shoqëruan me hije mosbesimi dhe strategji të veçuara të dy palëve për të dobësuar njëra –tjetrën. PS angazhoi strukturat e saj në arrestimin e zyrtarëve të LSI-së të përfshirë në korrupsion, ndërsa LSI nga ana tjetër mekanizmat e saj për të diskretituar socialistët. Megjithatë Petrit Vasili thotë se koalicioni funkssionon.

Dueli Basha-Nishani dhe “kryeministri” Meta

Postuar në 17 Maj, 2016 21:56

Në lajmin për takimin e djeshëm Basha-Majko, Top Channel-i kishte përdorur titrat “Takimi ‘presidencial’ Majko-Basha”. Pamjet ekskluzive të takimit, të transmetuara nga ky televizion, lënë të kuptohet se takimi mund t’i jetë lajmëruar më parë nga organizatori i tij, Majko, dhe se zgjedhja e fjalës “presidenciale” në titra mund të mos ketë qenë e rastësisshme.

Meta shpall kandidaturën për kryetar i LSI-së, në dilemë koalicioni me PS në 2017

Postuar në 11 Prill, 2016 13:07

LSI në vjeshtë do shkojë në zgjedhje të strukturave dhe kryetarit të saj. Ilir Meta është kandidati i parë që ka lajmëruar përfshirjen në “garën” për kreun e partisë, madje duke ironizuar edhe me referendimin e Partisë Socialiste.  “Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar i Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim sepse do të  kemi zgjedhje brenda vjeshtës në LSI-së, sipas statutit të LSI-së”-tha kreu i LSI-së në një intervistë në emisionin “Komiteti” të gazetës Expres.

PDIU-ja paralajmëron daljen nga koalicioni qeverisës: “Para Shqipërisë nuk vëmë asgjë”

Postuar në 27 Mars, 2016 16:09

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar zyrtarisht sot se qëndrimi në koalicionin qeverisës është e kushtëzuar nga marrëveshja e bërë në zgjedhje. Gjatë punimeve të Konventës, kreu i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se moszbatimi i marrëveshjes i jep të drejtë PDIU-së që të shikojë alternativa të tjera. “Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi dilema, përpara kauzave tona nuk vendosim asgjë. Ne para Shqipërisë nuk vëmë partinë”, tha Idrizi duke adoptuar një formulë të pavërtetë, sa kohë që marrëveshja nënkupton një çikë ndihmë për partinë dhe jo Shqipërinë.

Berisha nuk është budalla

Postuar në 06 Mars, 2016 00:42

Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…

Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

Platforma Blushi me një LSI parimore

Postuar në 28 Shkurt, 2016 12:35

Thuajse 20 ditë para mbajtjes së kongresit, Ben Blushi ka dhënë disa piketa të platformës së tij për kryetar të Partise Socialiste. "Unë do të paraqes një platformë, e cila do të parashikojë më shumë vende pune, një parti më kohezive, ndryshime themelore në sistemin e arsimit, nomalizim dhe natyralizim të sistemit tonë progresist të taksimit, që nuk e kemi sot megjithëse e premtuam, rritje pagash dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Këto janë disa prej atyre që do të bëj"- është shprehur deputeti sicialist në një intervistë për DW.

Pages

Subscribe to RSS - koalicioni