Meta shpall kandidaturën për kryetar i LSI-së, në dilemë koalicioni me PS në 2017

Postuar në 11 Prill, 2016 13:07

LSI në vjeshtë do shkojë në zgjedhje të strukturave dhe kryetarit të saj. Ilir Meta është kandidati i parë që ka lajmëruar përfshirjen në “garën” për kreun e partisë, madje duke ironizuar edhe me referendimin e Partisë Socialiste.  “Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar i Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim sepse do të  kemi zgjedhje brenda vjeshtës në LSI-së, sipas statutit të LSI-së”-tha kreu i LSI-së në një intervistë në emisionin “Komiteti” të gazetës Expres. Meta u shpreh se do t’i qëndrojë marrëveshjes së koalicionit me PS deri në fund të këtij mandati, ndërsa më pas do të jenë strukturat e LSI-së që do të vendosin. Ai u shpreh i hapur për hetime lidhur me emrat që mund të jenë përfshirë në skandalin financiar “Panama Papers”

 

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Aman shyqyr qe e shpalli kandidaturen, mbasi do te dilte Luan Rama, dhe do t'ja kalonte ne gare, duke e lene Liken e Mones, jashte LSI.
Kjo eshte nje komedi, alla shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.