butrinti
Brut-inti
Në rrjetet sociale është krijuar një lloj pështjellimi, deklamuar si shqetësim patriotik mbi disa qëndrime të Richard Hodges, studiues britanik i antikitetit në Mesdhe. Gjullurdinë ne e kemi himn kombëtar në paralelin teorik mbi Butrint e lart, meqenëse Butrinti është shembulli më i qashtër i rregullit urban dhe vizionit estetik që na mungon.
Raportime në media: Për tepsinë e Butrintit presin shtatë leje
Në Butrint banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rishtaz nga Mirdita siç rasti i fshatit Shëndëlli janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të pësojë e gjithë zonë. Por ata janë të ndarë sa I takon nevojës për investime në funskion të infrastrukturës së parkut dhe jo vetëm, ndonëse pranojnë se nuk janë thirrur për dëgjesa publike.
Presidenti: Plani i menaxhimit të Butrintit, antikushtetues
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer ligjin për menaxhimin e parkut të Butrintit, duke arsyetuar në mënyrë të zgjeruar shkeljet që ai përçon, duke konsumuar në vlerësimin e kreut të shtetit, shkelje të mëdha kushtetuese dhe cenon interesin publik.
Përpos sa më sipër, Presidenti i Republikës ka konstatuar se, edhe për arsye të tjera që shtjellohen në vijim të këtij arsyetimi, procesi legjislativ që ka çuar në miratimin e kësaj marrëveshjeje objekt shqyrtimi, e cila:
Për Butrintin nuk dihet se çfarë kundërshtohet
Në një prononcim për MCN Tv, një aktivist i quajtur Andi Tepelena ka njoftuar se çështja e Butrintit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Një grup juristësh është ngritur. Po punojnë për të përgatitur dosjen për në gjykatën Kushtetuese. Nuk kemi pasur dëgjesa publike dhe transparencë me komunitetin. Nga komunikimi me qytetarët ka një irritim. Duket sikur Butrinti nuk u përket qytetarëve. Ndihen të përjashtuar nga ky proces. Butrinti është emblema jonë kulturore.
Ministrja e Kulturës: Për Butrintin janë disa që nuk duan të kuptojnë
Plani i ri i menaxhimit të parkut të Butrintit nuk parashikon menaxhim të tij nga të huajt, por partneritet të shtetit shqiptar me partnerë strategjikë, për një menaxhim më të mirë. Kështu u shpreh përmes skype për TvT, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa flet për planin e ri të menaxhimit të Butrintit.
Është luftë për llokmën e Butrintit, asgjë më shumë
Lufta e dytë e '20-ës
Pas detit Shqipërisë po kërkojnë t’i marrin edhe identitetin. Në krye një beteje të vockël por me fitim të kësaj “lufte” është vënë Auron Tare, një personazh tipik i tranzicionit.
Sapo është marrë vesh se Parku i Butrintit do te menaxhohet për 10 vjet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ka nisur vala e dytë e "patriotizmit".
Duhet një redaktim që të mos quhet përrallë televizive
Ndiqeni një të ashtuquajtur dokumentar të transmetuar në Top-Channel më 23 nëntor 2019 me titull: Gjurmë Shqiptare - Butrinti, Ilir apo greko-romak?
Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë mund të jepen me koncesion. Futet në lojë edhe Parlamenti
Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të jepen me koncesion te privatët. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mohoi një gjë të tillë pak ditë më parë në prezantimin e Planit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Butrintit, por një udhëzim i firmosur prej saj në datën 14 tetor 2019 sqaron përfundimisht se vizioni menaxherial i kësaj qeveriëe për pasurinë është vetëm një: Privatizimi de facto.
Pse mungoi Kryeministri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit?
Pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë dhe njoftoi përfundimin e punës për Planin e Menaxhimit të Parkut të Butrintit. Plani është një bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan dhe për të janë akorduar 250 mijë dollarë.
Plani parashikon rikapitalizimin e zonës në funksion të zhvillimit ekonomik me bazë turizmin arkeologjik. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë realisht, nëse do të ketë kontrata koncesionare, apo jo. Qeveria duket e frustruar nga ideja e koncesionit dhe prefereon t’i miratojë ato duke shmangur vëmendjen publike.