Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë mund të jepen me koncesion. Futet në lojë edhe Parlamenti

Postuar në 09 Nëntor, 2019 16:11

Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të jepen me koncesion te privatët. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mohoi një gjë të tillë pak ditë më parë në prezantimin e Planit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Butrintit, por një udhëzim i firmosur prej saj në datën 14 tetor 2019 sqaron përfundimisht se vizioni menaxherial i kësaj qeveriëe për pasurinë është vetëm një: Privatizimi de facto.

Udhëzimi titullohet “Për miratimin e kritereve dhe procedurave standarde të kalimit të pronës në administrim” dhe përmes tij përcaktohen

kriteret dhe procedurat standarde për kalimin në administrim të pasurive kulturore publike të:

a) institucioneve publike qendrore;

b) njësive të vetëqeverisjes vendore;

c) fondacioneve  të themeluara nga institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore, të përcaktuara në  pikën 1, të  nenit 28, të ligjit nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;

d)  fondacioneve  të posaçme të trashëgimisë kulturore

Udhëzimi përcakton tri kategori pronash nëse mund të shprehemi kështu: ato me rëndësi lokale, ato me rëndësi kombëtare dhe ato me rëndësi universale. Siç është e qartë, me Rëndësi Universale konsiderohen ato pasuri që kanë statusin e mbrojtjes nga UNESCO dhe këtu duhet të kuptojmë patjetër Butrintin që është thela e fundit që zhvatet nga hapësira publike.

a)  pasuritë  kulturore  të  paluajtshme  me  vlera arkeologjie dhe atyre të kategorizuara “me rëndësi universale”,  “me  rëndësi  kombëtare”  ose  “me rëndësi lokale”;

b) muzetë publikë qendror.

3. Në rastin e  shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij kreu,   pasuritë   kulturore   publike   të   luajtshme kalojnë  në  administrim  së  bashku  me  pasurinë kulturore publike të paluajtshme sipas parashikimeve në marrëveshjen e administrimit.

4.   Pasuria kulturore publike u kalon në administrim subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu me qëllim  mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin,  vlerësimin  dhe  dhënien  në  përdorim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

5.   Kalimi në administrim direkt i pasurive kulturore publike, në favor të institucioneve publike   qendrore ose njësive të vetëqeverisjes vendore bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave me    propozim të ministrisë  përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

6.  Kalimi  në  administrim  indirekt  i  pasurive kulturore “me rëndësi kombëtare” dhe “me rëndësi lokale”  fondacioneve  të  themeluara  nga institucionet e specializuara ose ministria përgjegjëse   për   kulturën,   ose   fondacioneve   të posaçme    të    bashkëthemeluara    nga    ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore me partnerët strategjikë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave me  propozim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

7.  Kalimi në administrim indirekt të pasurive kulturore “me rëndësi universale” fondacioneve të themeluara  nga  institucionet e  specializuara  ose ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, ose fondacioneve të posaçme të bashkëthemeluara nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore me partnerë strategjikë, miratohet nga Kuvendi

thuhet në udhëzim.

Pra për thelat e mëdha përdoret Parlamenti njësoj si për koncesionet e tjera. 

Ndonëse në dukje nuk është e qartë se çfarë do të thotë “administrim indirekt” kjo sqarohet në përmbajtjen e vet në dy pika të tjera: së pari në kriterin që është vendosur për subjektet që kanë të drejtë të aplikojnë për themelimin e një fondacioni dhe atyre që quhen partnerë strategjikë, pra që kanë të drejtë marrjen në administrim të këtyre pasurive e që është ai i përvojës minimale 5 –vjeçare në këtë fushë.

Ky kriter përputhet në fakt me kohëzgjatjen e kësaj qeverie, çka lë dyshime të arsyeshme për të besuar se kompani që mund të jenë krijuar së fundmi të shpallen nesër si administratorë duke njollosur një process që edhe sikur të zbatohet korrekt me ligjin minimalisht kërkon debatim publik. E dyta është procedura e parashikuar për aplikimin dhe lidhjen e marrëveshjes së administrimit. Lexoni se çfarë përmban ajo:

Pyetja që shtrohet këtu është: Çfarë roli ka Ministria në këtë bashlëpunim formal që vendoset?

E dyta, për Butrintin lind pyetja se çfarë roli do t’i lihet Fondacionit me të njëjtin emër dhe pse bëhet kalimi në administrim kur të ardhurat e këtij parku janë 1 milionë dollarë në vit?

Shqipëria ka vuajtur nga keqmenaxhimi, kjo është e vërtetë. Por është e pasqaruar se përse ky keqmenaxhim çon në zgjidhje të tilla dhe jo në përpjekje për të përmirësuar diçka. Dhe kjo ka vetëm një përgjigje: Bijtë e Rilindjes po ndajnë pasurinë për veten e tyre dhe pasardhësit, edhe pse dikur në vitin buzagaz 2013 dolën e bënë teatër me pronarët që kishin dalën në Butrinti. Kush beson më se këto akte qepen për interesin publik?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ndoshta nuk ka me mijra shqiptare qe jane te gatshem te punojne ne mbrojtje te vlerave arkeologjike, ne mbrojtje te vlerave shkencore, atyre kombetare, e gjithshkaje tjeter ka te bej me vendin, por te pakten ka disa dhjetra deri disa qindra te tille, qe me page minimale ose dhe pa leke fare, per nje periudhe disa vjecare, jane te gatshem te punojne per vendin e tyre. Keta lloj njerezish jane shmangur ne qellim te nje qellimi, berjes se lekut me cdo menyre, qofte dhe ne dem te cdo vlere kombetare, shkencore, arkeologjike, etj.. Suksese te metejshme me te tilla privatizime!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.