Pse mungoi Kryeministri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit?

Postuar në 23 Tetor, 2019 15:39

Pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë dhe njoftoi përfundimin e punës për Planin e Menaxhimit të Parkut të Butrintit. Plani është një bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan  dhe për të janë akorduar 250 mijë dollarë.

Plani parashikon rikapitalizimin e zonës në funksion të zhvillimit ekonomik me bazë turizmin arkeologjik. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë realisht, nëse do të ketë kontrata koncesionare, apo jo. Qeveria duket e frustruar nga ideja e koncesionit dhe prefereon t’i miratojë ato duke shmangur vëmendjen publike.

Një pyetje që ka të bëjë me aktivitetin në fjalë është mungesa e kryeministrit Rama, i cili nuk lë rast të ngjashëm pa qenë prezent. Aq më tepër që Butrinti shitet si një copëz elitare në Shqipërinë e zhelosur nga politika e hajdutërisë.

Burime nga Ministria bënë të ditur për ResPublica se mungesa  e z. Rama lidhet me debatet e mundshme për Planin nga përfaqësues të arkeologjisë dhe njerëz publikë që do të merrnin pjesë në takim.

Z. Rama ka shmangur kështu një përballje publike për një temë të cilin edhe vitin e kaluar ja la ish-ministres Kumbaro, e cila duhet thënë se e humbi pusullën në seancat me opozitën.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne asnje vend te botes pasurite arkeologjike lihen ne dore te privatit! Por sot gjithshka mund te pritet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.