Raportime në media: Për tepsinë e Butrintit presin shtatë leje
Në Butrint banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rishtaz nga Mirdita siç rasti i fshatit Shëndëlli janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të pësojë e gjithë zonë. Por ata janë të ndarë sa I takon nevojës për investime në funskion të infrastrukturës së parkut dhe jo vetëm, ndonëse pranojnë se nuk janë thirrur për dëgjesa publike.
Në janar të këtij viti me vendim qeverie, 800 hektarë të cilat ishin zonë e mbrojtur të kategorisë B, iu hoqën Parkut Kombëtar të Butrintit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe nga Gjiri i Manastirit deri te Pema e Thatë. Në këtë ndryshim të hartës pushteti vendor duket se nuk ka patur asnjë rol. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Ibrahim Bajrami na tregon për një plan të zgjeruar ndërtimesh në zonën tashmë të pambrojtur të Parkut.
Kujtim Haxhiaj, një bari i zonës na tregon ofertën që mori për të djegur 5 hektarë sipërfaqe pylli. I vetmi investitor në këtë në zonë është biznesmeni Gjergj Luca i cili në 2020 përfitoi me koncesion 1 euro për peshkim liqenin e Xarrë Bufit. Por a ishte Luca ofertuesi?
Por cilat janë pikat e nxehta në Butrint? Për këtë na ndihmon arkeologu dhe historiani Halil Shabani, i cili tregon për MCN se ku janë synimet e radhës.
Ndërkohë në Butrint nuk mungojnë turistët, kryesisht të huaj. Ata habiten kur mësojnë për një plan menaxherial për Butrintin që i jep akses edhe biznesit, duke dhënë edhe eksperiencat nga vende të zhvilluara si Suedia, Finldanda apo Gjermania.
Për ndërtimet, i drejtohemi një inxhinieri të vjetër si Hekuran Halili i cili ka qenë pjesë edhe e Fondacionit Butrinti. Ai nuk është kundër ndërhyrjeve në zonat përreth Qytetit Antik, por jo për të ndërtuar resorte.
Add new comment