Presidenti: Plani i menaxhimit të Butrintit, antikushtetues
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer ligjin për menaxhimin e parkut të Butrintit, duke arsyetuar në mënyrë të zgjeruar shkeljet që ai përçon, duke konsumuar në vlerësimin e kreut të shtetit, shkelje të mëdha kushtetuese dhe cenon interesin publik.
Përpos sa më sipër, Presidenti i Republikës ka konstatuar se, edhe për arsye të tjera që shtjellohen në vijim të këtij arsyetimi, procesi legjislativ që ka çuar në miratimin e kësaj marrëveshjeje objekt shqyrtimi, e cila:
- cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;
- cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke
cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;
- cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga
UNESCO;
- bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
- praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;
- procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;
- shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit
të tyre;
- për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian
thuhet në pjesën arsyetuese të dekretit.
Siç shihet nga përmbajtja e pikave kryesore, duket se menaxhimi i Butrintit do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese për shkak të një procesi të cilin qeveria diti ta bëj pis.
Add new comment