skerdilajd zaimi

Mizat e Mutit si pakicë e zhurmshme

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 11:44

 

Erjon Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ka dëshmuar për pesë orë. Pasi e shtyu disa herë lajmin e dalë se ai do të thirrej, shtetasi në fjalë ka bërë atë që i shkon më shumë: doli nga SPAK dhe e mbajti mbyllur buçen.

Ka llapur shumë dhe gjatë kjo qelbësirë e jetës publike. Shqipja e tij e nekrotizuar në fraza bajate i ka shërbyer vetëm pozave të pamundshme për një anatomi politike aq rakitike. Në fund, atë buçe e ka mbyllur e vërteta që ndryhet nëpër dosje penale, pavarësisht sa mirë apo saktë gjenerojnë akuza penale ato.

Aushvic

Postuar në 21 Dhjetor, 2024 21:34

 

Oshvieçim. Kështu shqiptohet nga polakët. Është forma polake për Aushvicin. Një emër përmbi të gjithë emrat e tjerë të shekullit të 20-të. Një emër që është ngjarje, vendndodhje, histori, kujtesë. E ardhme ndoshta. Vetë viktimat e kanë quajtur Rezidenca e Vdekjes. Është shumë afër me Katovicën – një emër ky i mbingarkuar me imagjinatë politike në Shqipërinë e pas ’90-s, e ku siç na thuhet diçka e djallëzuar u vendos edhe për ne. 

E Majta e re dhe militantizmi në shkencat sociale

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 21:19

Ajo që ndodhi më 7 tetor në Izrael dhe çfarë pasoi nxori në pah dallime të thella në debatin intelektual në Perëndim, dallime që kanë zënë fill në premisa idelogjike, apo më mirë ideologjizuese të një lloj kaste të së mjatës progresiste.

Problemi strukturor politik që vjen nga emigracioni ynë

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 17:04

 

Kurrë më në emigracion! Kështu titullohet episodi i radhës i podcast-it të Edi Ramës, “Flasim”. Të ftuar dy emigrantë(nënë e bir)  që janë kthyer në Shqipëri.

Kam qenë para pak ditësh në Berat dhe atje ishte bërë gjithçka shumë bukur. Dua të të jap një ‘bravo’ të madhe

është shprehur ndër të tjera e ftuara e podcast-it të Kryeministrit.

Ne nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë!

Postuar në 19 Nëntor, 2024 18:03

 

Situata është cinike sa nuk ka më. Një ditë pasi kryeministri mburrej në Parlament se Shqipëria është në ditët e veta më të mira të historisë së saj, në Tiranë ndodhën dy vrasje. Njëra në shkollë, tjetra në rrugë. Një djalë 14 vjeç i qëlluar me thikë nga moshatarë dhe djali i një gjyqtari u qëllua me silenciator.

Objektivi kryesor i Pushtetit Ekzekutiv "Trump"

Postuar në 07 Nëntor, 2024 21:24

 

Suksesi hileqar i Shqipërisë së sotme

Postuar në 02 Nëntor, 2024 13:38

 

Sot kryeministri Edi Rama zbulonte një plan për një lungomare të re në Vlorë. Pas së cilës siç thotë ai vjen një lungomare tjetër, që shkon deri në Orikum. Duke e bërë Vlorën po sipas z. Rama qytetin me lungomaren më të madhe në Mesdhe. Patjetër që kështu do jetë. Patjetër që lungomaren e Vlorës do ta kishte zili edhe Perandoria Romake, e madje edhe Dari i Persisë.

Prezumimi i Fajësisë

Postuar në 29 Tetor, 2024 14:30

 

Ka një dhembshuri të përhapur mediatike për padrejtësinë që i është bërë Ilir Metës me arrestimin e tij. Nga ekrani në ekran sheh gazetarë që rrëmojnë në alibi, dispozita juridike dhe lloj-lloj arsyetimesh për të shpjeguar se me arrestimin e Ilir Metës – ish-president dhe ish-kryeministër – SPAK ka gabuar

Në Europë nuk duan të punojnë më

Postuar në 27 Tetor, 2024 16:01

 

Diçka nuk funksionon më në Europë. Nuk është vetëm një tregues që flet për një krizë mesa duket të thelllë dhe komplekse, por disa. Që me miratimin e Kushtetutës ku u shpalos diskutimi për identitetin e vet, Europa evidentoi një paaftësi për të përkufizuar qartë veten e për pasojë: identitetin, kufinjtë dhe mundësitë e veta.

Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane

Postuar në 26 Tetor, 2024 23:19

 

Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.

Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun. 

Pages

Subscribe to RSS - skerdilajd zaimi